Edip Ohri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Edip Ohri, kolonel, ish-deputet i Kuvendit Popullor dhe komandant i përgjithshëm i aviacionit luftarak të Shqipërisë 1951-1975.

Edip Ohri lindi në Strugë në 8 maj 1926. Në moshën 10 vjecare, në vitin 1936, familja e tij u shpërngul në Shqipëri, ku i ati gjeti punë në Komunën Shënavlash pranë Durrësit. Disa muaj pas vendosjes në Shqipëri, i vdes i ati. Në 1942 përfundon studimet e shkollës së mesme në Elbasan. Në të njëjtin vit përfshihet në lëvizjen e rezistencës drejtuar kundër pushtimit italian. Arrestohet nga autoritetet pushtuese, por në vitin 1943 arratiset nga burgu. Gjatë luftës ishte zëvendës komandant kompanie pranë Brigadës II Sulmuese, në kuadër të Ushtrisë Nacional Clirimtare. Në nëntor 1944 merr pjesë në çlirimin e zonës Korçë- Pogradec si oficer zbulues i Brigadës II Sulmuese. Në të njëjtin vit bëhet antar i Partisë Komuniste.

Në vitin 1945 regjistrohet në shkollën e fluturimit Panczewie pranë Beogradit dhe disa muaj më vonë shkon transferohet në Bashkimin Sovjetik. Në vitin 1948 diplomohet pilot për avionët bombardues. Vazhdon studimet në vitet 1949-1952 në Akademinë e Forcave Ajrore Sovjetike. Në vitet 1954-1955 studion në shkollën për drejtues të njësive ajrore në Grozni. Pas kthimit në atdhe, Edip Ohri gradohet "kolonel" dhe emërohet komandant i aviacionit ushtarak shqiptar. Si anëtar i delegacionit shqiptar në mënyrë të rregullt ka marrë pjesë në takimet e Traktatit të Varshavës. Në vitin 1969 kryen kursin për oficer të Shtabit të Përgjithshëm. Në vitet 1971-1972 studion në Kinë në fushën e komandimit të njësive të aviacionit të transportit. Në vitin 1975, në mënyrë të papritur, nxirret në lirim nga ushtria.

Në vitet 1974-1978 ishte deputet në parlament. Arrestohet më 16 tetor 1980 dhe akuzohet për përgatitjen e një grushti shteti ushtarak dhe propagandë anti-shtetërore. Pas disa muaj hetimi Edip Ohri, së bashku me gjashtë oficerë të tjerë del në gjyq. Në janar të vitit 1981, dënohet me 14 vjet burg, dënim i kryer fillimisht në Ballsh në Zejmen. Në vitin 1985, dërgohet në burgun famëkeq të Burrelit ku qëndron deri sa lirohet si rezultat i amnistisë së 29 nëntorit 1989. U nda nga jeta më 21 shkurt 2017.