Eduart Sharka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Eduart Sharka,kandidati per bashkine Lushnje nga rradhet e koalicionit "Bashke Fitojme" ne zgjedhjet vendore te vitit 2023.

Eduart Sharka, i lindur në Lushnje në 9 Janar 1968 është kandidati i opozitës Bashkë Fitojmë për bashkinë e Lushnjes. Ai është anëtar i PD saj prej vitit 1991, ndërsa më pas ka shërbyer si anëtar i kryesisë prej vitit 2003.

Në zgjedhjet parlamentare të 2013 dhe 2021 ai ka kandiduar për postin e deputetit në kuvendin e Shqiperisë. Në zgjedhjet primare të vitit 2022 ai përzgjidhet si kandidat për bashkinë Lushnje pas votëbesimit që iu bë nga anëtarët e partisë demokratike. Eduart Sharka vjen me një përvoje shumëvjecare në politikë dhe punë.

Ai ushtron profesionin e kontabilistit në bazë të titullit e kontabelit të miratuar që i është dhënë. Është diplomuar nga Instituti i lartë Bujqësor në fushën e ekonomisë agrare, si dhe ka kryer ciklin e Master-it në fushën e shkencave politike dhe administrimit të biznesit në Univeristetin Marin Barleti.

Gjithashtu gëzon dhe kualifikimet e duhura nga Ministria e Brendshme si Audit i brëndshëm në sektorin publik, dhe i është dhënë titulli për “përsosjen e pushtetit vendor”. Në zgjedhjet e ardhshme, Eduart Sharka kandidon si një kandidat me karrierë të gjatë politikë, arsim të lartë më rezultate të dalluara dhe me një figurë të pastër politike e morale. Ai është i martuar dhe ka 3 femijë.

Ka apeluar vazhdimisht për të drejtat e fermerëve, madje ka qenë kryetar i sindikates: Fermerët e Bashkuar. Së fundmi është edhe kryetar i degës së kontabilistëve në Lushnje.