Jump to content

Eipass

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

EIPASS (Pashaporta Evropiane e Informatikës) çertifikimi i kompetencave në fushën e TIK kualifikon dhe i jep vlerë CV-së suaj, duke lehtësuar futjen në botën akademike dhe në botën e punës. EIPASS mbështet përhapjen e kulturës dixhitale dhe principin e LifeLong Learning mbi të cilin bazohen programet ndërkombëtare të çertifikimit. EIPASS është shërbimi online i çertifikimeve informatike, i cili ofrohet ekskluzivisht për Shqipërinë nga Certipass Digital Skills, i cili është një ent që merret me inovacionin dhe formimin, duke promovuar në partneritet me ente publike, universitete dhe shoqëri private të gjithë hapat e formimit të personalizuar, hapa këto të aftë t´ju përgjigjen nevojave të vazhdueshme specifike të profesionistëve.

A. Çfarë është CDS?

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Inovacioni në radhë të parë është kulturë, pastaj proçes teknologjik! Certipass Digital Skills është enti i vetëm distributor i autorizuar nga CERTIPASS për shpërndarjen e çertifikimeve EIPASS (European Informatics PASSport) në territorin e: Shqipërisë, Bosnjë – Herzegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Certipass Digital Skills promovon marrëveshje dhe partneritete me shkollat, universitetet, entet publike dhe entet e kërkimit, kombëtare dhe ndërkombëtare, për zhvillimin në bashkëpunim të projekteve të rëndësishme dhe të iniciativave në fushën kulturore, edukative, formuese dhe shkencore.

Objektivi është favorizimi dhe shpërndarja e zhvillimit të kompetencave dixhitale dhe promovimi i rritjes së numrit të të rinjve të talentuar, duke marrë pjesë edhe në projekte të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare që lidhen me temën e formimit dhe të çertifikimit të kompetencave TIK, lidhur me edukimin dhe punën.

Certipass Digital Skills propozon zgjidhje formimi dhe çertifikimi të kompetencave në fushën e TIK, me një gamë të gjerë shërbimesh bashkëkohore duke ofruar metodologjitë dhe teknologjitë më të avancuara, të disponueshme në ditët e sotme, që lejojnë përvetësimin e niveleve të ndryshme të kompetencave në funksion të përmbajtjes didaktike, të programit të studimeve të ndërmarra apo që do të ndërmerren, të sjelljeve personale, të pritshmërive si dhe të roleve të punësimit të kandidatëve.

Digital Skills bashkëpunon për realizimin e projekteve evropiane të koofinancuara: Një mundësi e vyer kjo për kulturën dhe për ata që bashkëpunojnë në këtë sektor, për arritjen e një mbështetjeje në realizimin e ideve dhe projekteve, iniciativave dhe aktiviteteve që lejojnë përhapjen e identitetit kulturor të vendit.

B. Çfarë është EIPASS?

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

EIPASS (European Informatics PASSport - Pashaporta Evropiane e Informatikës), është programi ndërkombëtar i çertifikimit të kompetencave dixhitale që bën të mundur përdorimin e menjëhershëm të kompetencave të fituara në shkollë, universitet dhe në çdo vend pune apo përvoje personale. Me EIPASS, Pashaporta Evropiane e Informatikës, çertifikimi i kompetencave në fushën e TIK kualifikon dhe i jep vlerë CV-së suaj, duke lehtësuar futjen në botën akademike dhe në botën e punës.  EIPASS mbështet përhapjen e kulturës dixhitale dhe principin e LifeLong Learning mbi të cilin bazohen programet ndërkombëtare të çertifikimit. Shërbimet EIPASS të çertifikimit azhornohen vazhdimisht, si në përmbajtje ashtu edhe në aspektin teknik.

C. Çfarë është CERTIPASS?

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

CERTIPASS është Enti i parë i çertifikuar nga UNI EN ISO 9001:2008, në fushën e çertifikimeve informatike. Me përkujdesjen dhe punën profesionale të të gjithë bashkëpunëtorëve, CERTIPASS kujdeset dhe i jep rëndësi të veçantë përmbajtjes, formës dhe funksionimit të sistemit të përpunimit të Programeve të çertifikimit EIPASS. Çertifikimi i cilësisë ISO 9001 është një tjetër garanci: puna jonë është organizuar nëpërmjet proçedurave dhe metodave të arsyetuara, të verifikuara dhe vazhdimisht të vlerësuara për të rregulluar dhe përmirësuar standartet tona, performancën tonë si dhe cilësinë e shërbimeve që ofrojmë.

D. Çfarë është KULTURA INFORMATIKE?

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kultura informatike është një element bazë i formimit të përhershëm (Lifelong Learning). Gjithashtu ajo është elementi bazë i aftësisë për të përdorur kompjuterin dhe internetin në mënyrë "korrekte dhe efikase", si një kusht paraprak për njohjen dhe përdorimin e metodologjive të të mësuarit modern dhe efikas.

CERTIPASS merr pjesë në sektorin e formimit dhe të arsimit, me qëllimin e çertifikimit të kompetencave në fushën e TIK, duke konsideruar këtë çertifikim si një mjet strategjik dhe thelbësor për rritjen e kulturës dixhitale në tërësi, duke bërë të mundur kështu përhapjen e atyre aftësive "jo formale" që institucionet dhe komuniteti kanë vendosur në bazë të profilit të qytetarit të ri evropian (ET 2020). Qëllimi është ai i pajisjes me çertifikatë të kompetencave në fushën e njohurive TIK dhe për këtë arsye të përdorshme në kontekstet shkollore, universitare dhe të punës, duke u klasifikuar në CV kandidatësh dhe duke kontribuar në avancimin e karrierës nëpërmjet programeve specifike të çertifikimit të sektorit.

Pjesëmarrja në rrjet. Përfundimi ideal dhe prestigjioz. Përgjegjësit e dedikuar. Mungesa e detyrimeve vjetore. Këshillimi i personalizuar dhe falas. Autonomia. Platforma DIDASKO. Shërbimi i dërgimit.

Për të siguruar transparencën dhe efikasitetin e shërbimeve të seancave të provimeve, Trupi Inspektues zhvillon veprimet e kontrollit dhe monitorimit, duke verifikuar gjithashtu që, në Ei-Center të jenë respektuar dhe zbatuar të gjitha normat dhe proçedurat e nënshkruara në fazën e akreditimit. Në një rrjet në të cilin vlerat e "shpërndarjes" dhe "rritjes reciproke" janë baza e marrëdhënieve bashkëpunuese, veprimet e inspektimit bëhen një rast përballjeje që finalizohet me përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve EIPASS dhe të shërbimeve që vetë Ei-Center ofron.

Mbështetja e EIPASS për Ei-Center

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shpërndan know-how të fituara në vitet e eksperiencës, të domosdoshme për të vepruar me profesionalizëm në këtë fushë. Garanton format e duhura dhe efikase të ndihmës në fazën e fillimit dhe për të gjithë periudhën e anëtarësimit. Programon azhornimin e vazhdueshëm lidhur me përfaqësuesit e zonës për çdo Ei-Center. Projekton dhe përpunon materiale komunikimi të nevojshme për promovimin korrekt të shërbimeve EIPASS, në dispozicion të Ei-Center pa pagesë. Organizon dhe mbështet në bashkëpunim me Partnerët e përkryer, aktivitete të llojit seminare, konferenca të profesionalizmit të lartë dhe me një përmbajtje shkencore, inovative dhe eksperimentale.

Kush mund të bëhet Ei-Center?

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qendrat edukative dhe trajnuese, publike dhe private, të tilla si Institucione Shkollore të të gjithave niveleve, Universitetet dhe Qendrat e formimit. Anëtarësimi në cilësinë e Ei-Center siguron mbështetjen e trajnimit dhe çertifikimit të aftë për përmbushjen e çdo nevoje, nga alfabetizimi i parë informatik deri në çertifikimin e një niveli më të lartë të kompetencave të avancuara të sektorit.

Të bëhesh një Ei- Center është sinonim i inovacionit, cilësisë dhe ndërkombëtarizimit. Sistemi është i zbatueshëm në çdo territor në gjendje të ofrojë mundësi të menjëhershme zhvillimi.

Çfarë është një Qendër Evropiane e Informatikës, (Ei-Center)?

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ei-Center janë Shkolla, Universitete dhe Ente të trajnimit të pavarur që, pas një verifikimi të kujdesshëm të zotërimit të kërkesave të akreditimit të nevojshëm, autorizohen nga CERTIPASS në shpërndarjen e rrugëtimeve të Çertifikimit EIPASS në qendrat e tyre të provimit. Për të garantuar standarte të larta të cilësisë, CERTIPASS bashkëpunon me Trupin Inspektues, përgjegjës për veprimet e kontrollit dhe monitorimit, me qëllim që të verifikojë që Ei-Center kanë respektuar dhe zbatuar të gjitha normat dhe proçedurat në fazën e akreditimit.

Për të marrë çertifikimin EIPASS është e nevojshme të shkoni në një Ei-Center të akredituar dhe të merrni Ei-Card-in e mbushur me kreditet e nevojshme për të kryer provimin e çertifikimit të zgjedhur.

Si të kërkosh një Ei-Center?

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1. Shtypim www.eipass.com

2. Zgjedhim flamurin shqiptar për gjuhën shqipe.

3. Shtypim Kërko një Ei-Center.

4. Tek shiriti i parë klik Tutte.

5. Tek shiriti i dytë klilk rrethin ose qytetin dhe do t'ju shfaqet lista me të gjitha Qendrat Evropiane të Akredituara për atë qytet.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]