Jump to content

Ejup Ganiq

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ejup Ganiq
U lind në1946
Sebeqevë, Pazari i Ri
Vdiqjeton
jeton
Kombësiasanxhakli
Profesioniakademik, politikan

Ejup Ganiq (Sebeqevë të Pazarit të Ri, 1946) është akademik, profesor i fakultetit të Makinerisë në Sarajevë dhe ish nënkryetar i Bosnjës dhe Hercegovinës.

Doktoroi në Institutin teknologjik në Boston të SHBA-ve. Punoi si hulumtues i pavarur në Institutin për kimi,teknologji dhe metalurgji në Beograd, asistent-hulumtues në Massachusetts Institut of Technology, Cambridge (SHBA), hulumtues me përvojë në Union Cambridge Corporation-Linde Division, Nev York (SHBA), docent në universitetet në Nju Jork dhe Çikago, prof. inordinar në University of Illinoisat Chicago, drejtor I institutit –Unis, professor visitor I universitetit Lomonosov (Rusi). Kreu detyrat: anëtar i kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, kryetar i F Bosnjës dhe Hercegovinës etj. Publikoi më se 100 punime shkencore ndër të cilat "Handbook of Heattransferfundamentals", "Experimental heat Transfer", "Engineering turbulencemodelling and Measurements".Është kryetar i bashkësisë së universiteteve të Bosnjës dhe Hercegovinës, anëtar i American Nuclear Society dhe asociacioneve të ndryshme.