Ekonomia e Emirateve të Bashkuara Arabe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Falë burimeve "të majme" në Abu Dhabi, (1978:3 935 mil.t rez.; 70 mil.t nxierrje) dhe atyre "të pakta" në Dubai (1978: 178 mil.t. rez.; 18 mil.t. nxierrje), oazat e portat detare të paçmuara në të kaluarën e Gjirit Persik, që nga diku 1970-ta, kanë arritur të krijojnë qytete moderne me një infrastrukturë të shkëlqyeshme, e një rrjet shoqëror të organizuar në kompleks të ndërtesave (Kulla të larta për zyrë, për banka, për hotele, për spitale, për shkolla, e pastruese të kripës nga uji i detit). Me një bruto prodhim shoqëror prej (1976) 13 900 dollarësh amerikanë për banorë, Emiratet e Bashkuara Arabe, qëndrojnë në krye të listave. Pjesen më të madhe të prodhimit e përbëjnë të ardhurat nga ekonomia e naftës (1978: 57%), tregëtia, bankat dhe shërbimet marrin pjesë me diku 11%, ndërtimtaria me 9%, Industria dhe tregëtia me 3%, bujësia me 2%, shërbimet komunale me 8%. Vetëm 0,2% e tokës së Emirateve të Bashkuara Arabe është tokë e ujitur, ashtu që të jetë frytëdhënse, pjesa më e madhe gjendet në oaze. Pjesen më të madhe të tokës së punueshme e qeverisin sheikët e Ras al-Khaimah-ut dhe Fuxhairës (mbjelljin pemër, perime, duhan etj.). Kultivimi i kafshëve bëhet kryesisht në Ras al-Khaimah, ku gjatë 1978 kishte 200.000 krerë dhi, 89 000 dele, 40 000 gamilje dhe 16 000 gjedhë.

Gjuetia e peshkut dallohet në Faluxhë. Emirati më i pasur llogaritet të jetë, Abu Dabi, i cili financon rreth 70% të të dalurave të Emriateve të Bashkuara Arabe. Abu Dabi ka rafinerinë e naftës, uzina kimike, shkritore të aluminit, fabrikën e çimentosë. Unzia e shkrirjes së qelqit gjendet në ujdhesën Das. Dubai është emirati më i rëndësishëm për tregëti, me porte moderne në ujrat e thella detare, porta Port Rashid, fabrikën e çimentosë, rafinerinë e naftës. Sharxhia ka rezervat më të vogla të naftës, në këtë emirat më e rëndësishmja është uzina e ndërtimit të anijeve dhe barkave lundruese.