Ekonomia e Afrikës Jugore
Ekonomia e Republikës Afrika Jugore
Afrika e Jugut është vend me një ekonomi të zhvilluar në nivel të lartë sa që disa organizata ndërkombëtare e radhisin ndër vendet e para (OKB, EU). Ka rezerva të mëdha të pasurive natyrore, një rrjet të mirë financiar dhe juridik si dhe një rrjet në përgjithësi të mirë të infrastrukturës (komunikacionit, energjisë dhe transportit). Edhe pse dhjetë vitet e fundit janë të përshkruar nga një rritje e zhvillimit ekonomik, përqindja e papunësisë është edhe më tej e madhe rreth 42% (janar 2005). Pasojat e aparteidit në mesin e të “zinjve” kanë lënë gjurmë të thella të cilat manifestohen me një varfëri në përmasave të gjëra. Problem tjetër është dhe kriminaliteti dhe korrupsioni si dhe sëmundja HIV/AIDS. Në fillim të vitit 2000 qeveria ka paralajmëruar një lehtësim në ligjin e punësimit dhe të privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore me shpresë për joshjen e investuesve të huaj. Futja e ligjit për pagesat minimale ka shkaktuar që një numër shumë i madh i punëtorëve të përjashtohen nga punët bujqësore që me vete ka sjellë migrimin nga fshatrat në qytete.
Problem tjetër është mangësia e diturisë në lëmin e udhëheqjes administrative, në vitet e fundit poste administrative ju janë lënë kundërshtarëve të aparteid të cilët marrin paga të majme por fatkeqësisht ju mungon dituria për udhëheqje administrative,
Afrika e Jugut është anëtare në shumë organizata dhe projekte ekonomike të regjionit si:
- NEPAD - New Partnership for Africa's Development
- SADC – Bashkësia e Afrikës Jugore për zhvillim