Jump to content

Ekran TV – Refleksione estetike për imazhin

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ekran TV – Refleksione estetike për imazhin me Autor Dhimitër Gjoka. Botuar nga "Dudaj", Tiranë 2013. Faqet e librit 306.


Programet televizive të menaxhuara mirë janë një punë shkencore, studim, aftësi, këmbëngulje, vullnet dhe, mbi të gjitha, profesionalizëm. Të studiosh gjithçka që ka të bëjë me dëshirat e publikut që, për grupmosha të ndryshme, kanë kërkesa të ndryshme, është si një minierë e pambarimtë produkti që nuk shteret kurrë. Koha ecën dhe jeta ka kërkesa të përditshme më të larta se të djeshmet. Kush më shumë sesa ekrani i sjell më afër për t’i prekur, parë dhe jetuar ballë për ballë? Një kanal televiziv është i suksesshëm kur ka bërë përzgjedhjen e mirë të krijuesve, skenaristë, regjisorë, gazetarë, drejtues emisioni, kameramanë, montazhierë, etj. Ata janë motori që vë në lëvizje këtë industri të madhe prodhimi. "Ekran TV - Refleksione estetike për imazhin" shërben si një pasqyrë, ku mund të zbulojmë anët e imta të profesionit të gazetarit, të regjisë dhe jo vetëm. Ky libër shërben si udhërrëfyes, si një mënyrë për t’u njohur me televizionin dhe për të qenë pjesë e tij.