Elbasani – Enciklopedi
Autor | Grup autorësh |
---|---|
Shteti | Elbasan, Shqipëri |
Gjuha | Shqip |
Zhanri | Enciklopedi |
Botuar | 2003 |
Botoi | Sejko |
Faqe | 712 |
ISBN | ISBN 99927-962-1-9 |
Elbasani – Enciklopedi është një vepër sintetizuese, me natyrë enciklopedike e cila vendosi themele për kulturën e qytetit të Elbasanit dhe të trevave të tij. Botimi i saj u mundësua nga Bashkia Elbasan dhe është një punë që kap një periudhë gjashtëvjeçare (1997 - 2003) në të cilën u përfshinë forcat intelektuale më të afta të Elbasanit.
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo enciklopedi ka rreth 2000 zëra. Ajo jep një kuadër të plotë të veprimtarisë krijuese të popullit të Elbasanit, në fusha të ndryshme të jetës materiale e shpirtërore. Në të pasqyrohen ngjarje, dukuri, figura, procese dhe probleme, nga periudha më e hershme e deri në ditët tona. Enciklopedia është hartuar brenda parametrave shkencorë, ku nocionet e përgjithshme të shkencave, dukuritë e vendeve, trevave jashtë Elbasanit, janë pasqyruar me ato përmasa, sa janë të lidhura me hapësirën e botën e Elbasanit.
Pjesën më të madhe si vëllim e zënë shkencat shoqërore, kryesisht arsimi, më pas renditen shkencat historike, ndërsa pjesa kushtuar shkencave natyrore e teknike përfshin emërtimet e gjeografisë së trevës, mjedisin e mbrojtjen e tij, florën, faunën, pasuritë e nëntokës, industrinë e rëndë, etj.