Jump to content

Elbasani në veprat e piktorëve të huaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë



Rrethanat Elbasani në veprat e piktorëve të huaj. Qyteti i Elbasanit dhe krahinat kanë qenë objekt i penelit të shumë piktorëve të huaj, që e vizituan atë në periudha të ndryshme kohore. Një pjesë e krijimeve me temë nga Elbasani janë mbresa kalimtare, vepra te krijuara gjatë udhëtimeve në Shqipëri të piktorëve, përmes kalimeve në qytet. Pjesa më interesante e veprave u krijua nga piktorë, që qendruan më gjatë dhe krijimet artistike i realizuan, për të fiksuar mbresat nga jeta në Elbasan. Eduard Lir (Edward Lear) Ka pikturuar tablonë e njohur "Mali i Tomorit" në zonën e Elbasanit. Më 1848, Lir tregon se pikturoi disa akuarele nga qyteti. Tabloja “Mali i Tomorit" është nga më të bukurat me temë shqiptare dhe më e bukura e njohur deri më sot për zonën e Elbasanit. Peisazhi i pikturuar në Elbasan pasqyron shkëmbij, gërxhe, pemë të larta, fushën e gjëre që duket si det në plan të parë dhe në sfond malin e Tomorit, që i jep emrin tablose. Në qytet Liri ka realizuar dhe disa tablo të tjera Ludvig Hesaimer (Ludwig Hesseimer). Më 1917 piktori vjenez, i frymëzuar nga Elbasani, realizon pikturën "Selvite" në Elbasan. Stanislav Nojman (Stanislav Neumann). Autori çek, i njohur si poet dhe shok i R.Rolanit, A. Fransit, H. Barbysit. Gjatë Luftës së Parë Botërore (1916), qendroi një vit e gjysmë në Elbasan e Beragozhde të Pogradecit, me detyrën e sanitarit. Pikturoi 35 akuarele e pastele me motive nga Elbasani. Në v.1922, botoi në Pragë librin "Elbasani", ku janë perfshirë dhe pikturat e tij. Mbas vdekjes, veprat u ruajtën në Muzeun Kombëtar të Letërsisë në Pragë. Kora dhe Xhon Gordon (Cora e John Gordon), çifti anglez që qendroi në Elbasan gjatë v.1926. Më 1927 botohen në Londër disa vizatime, kryesisht grafika me pamje nga qendra e qytetit. Brenda një kuadri të ngushtë janë fiksuar Kulla e Sahatit dyqanet karakteristike, pemë të larta etj. Otakar Shila (Otakar Shila). Piktori cek vjen në Shqipëri në v. 1929 dhe qendroi në Elbasan, pikturoi një tablo të vecantë me motive nga Elbasani i titulluar "Djaloshi nga Kenraba". Xhorxho Oprandi (Giorgio Oprandi). Piktori italian viziton Elbasanin, gjatë qendrimit në Shqipëri më v. 1936-1937. Pikturoi tablonë "Rrugicë në Elbasan". M. Sorbeli (M. Sorbelli), Piktor italian, gjatë qendrimit në Elbasan më v. 1930 realizon dy tablo: "Tregu në Elbasan" dhe "Teqja e Madhe". U. Ipolito (U. Ipolito). Piktor italian, gjatë vizites në qytet më v. 1930 realizoi tablone "Elbasan" Edit Durham. Në fillim të shek. XX qendron në Elbasan dhe realizon një numër të madh skicash e akuarelesh, temë e të cilave u bënë qyteti, krahinat e tij, portretet me veshjet karakteristike të zonave. Një pjesë të tyre i perfshin dhe në veprën e njohur "Brenga e Ballkanit" (The burden of the Ballkans 1905). Motivet e marra nga Elbasani, tregonë për bukurinë natyrore të tij, që frymëzuan piktor të ndryshëm europiane në krijimet e tyre. Veprat më të arrira u ekspozuan në galeri të njohura europiane.

Forcat pjesëmarrëse

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Trashëgimia historike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndikimi artistik e kulturor

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[1]

  1. ^ Shkëputur nga libri "Elbasani Enciklopedi" (2003) "Elbasani në veprat e piktorëve të huaj" fq 172-173; Autor: Ferdi Hudhri.