Elida Motro

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë



Elida Motro është përzgjedhur në 2022 një nga 50 shqiptarët më të suksesshëm në botë me kompaninë e saj “EMI Coach- ing and Consulting” (EMI-CC). Ajo është themeluese dhe drejtuese e dy bizneseve të saj: PARNAS Travel & Tour (1992-1999) dhe EMI-CC, të cilën e drejton prej 2011. EMI-CC është një kompani e angazhuar për të përmirësuar perfor- mancën e pronarëve, drejtuesve, bordeve të aksionerëve dhe ekipeve të larta të tyre në tregun shqiptar dhe të huaj.

Për më shumë se 25 vite, Elida ofron shërbime konsulence, në tregun rajonal dhe ndërkombëtar, në fushën e zhvillimit strategjik të drejtuesve të lartë në biznes, zhvillimit personale profesional të personelit të tyre. Nëpërmjet programeve të veçanta të BNj, për të matur e rritur produktivitetin përmes matricës së kthimit të investimit në asetin njerëzor, përmes mbajtjes së stafit e zhvillimit tërësor të tyre, ka trajnuar shumë drejtues e skuadra të burimeve njerëzore.

Ajo po zhvillon doktoraturën në Eisenstadt Austri për Burime Njerëzore Shqipëri dhe BE, (2017-vijim) pas Studimeve në Burime Njerëzore në Universitetin Cornell në New York (2009-2010) dhe diplomimit master në marketing nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës (2006-2008).

Si pedagoge në Tirana Business University College , ajo ligjëron lëndët e lidershipit, sjelljes organizative, burimeve njerëzore dhe komunikimit, përvojë e përfituar edhe nga puna në Universitetin Ekonomik të Tiranës. Elida ka qenë Drejtore e Burimeve Njerëzore dhe Drejtore e Përgjegjësisë së Korporatës në institucione ndërkombëtare financiare dhe Drejtore e projekteve për USAID, KOEH, DWHH (1999-2006). Gjatë viteve 2015-2017 punoi për Agjencinë Suedeze të Zhvillimit Ndërkombëtar, përmes Programit për Menaxhimin Strategjik të Biznesit dhe Institucioneve në Suedi. Ajo është pjestare e Trupës së Lartë të Trajnerëve të ASPA (Shkolla Shqiptare e Administratës Publike). Ajo është ligjëruese dinamike publike në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare për çështje të suksesit në biznes përmes drejtimit të burimeve njerëzore. Elida ofron shërbimet e saj vullnetarisht për të rinjtë dhe gratë që vijnë nga strehëzat e menaxhuara nga shteti.

Elida tashme eshtë një nga kontributoret prej shume vitesh pranë shoqatës, e cila  është Anëtare e Asamblesë dhe Bordit të Shoqatës në Dobi të Gruash Shqiptare, duke luajtur një rol kyç në krijimin e Akademisë dhe drejtimin e saj, si një nga mënyrat per të shtuar vlerë dhe zhvilluar shoqërinë civile.

Shikoni dhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]