Elio Gjonaj
Ky artikull dyshohet se përmban hulumtim vetjak apo thënie të pacituara prandaj nuk mund të merret si i saktë.(tetor 2019) |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë.(tetor 2019) |
Elio Gjonaj (15/07/1993), është një bodybuilder profesionist me origjinë nga Shqipëria, fitues i kampionatit kombëtar të “Bodybuilding & Fitness 2018”. Gjonaj është një yll në ngritje përsa i përket këtyre disiplinave. Ai e ushtron këtë sport që prej vitit 2015 dhe rezultatet e arritura janë të jashtëzakonshme dhe lehtësisht të dukshme. Në të shkuarën ka qenë pjesëmarrës i “Bodybuilding and Fitness Federation of Albania National Championship”, ku në vitin 2017 është vlerësuar me çmimin e vendit të 3 (Men’s Physique Senior +178cm), ndërsa në 2018, falë përkushtimit dhe stërvitjes intensive, u shpall kampion kombëtar (Men’s Physique Senior +178cm). Në të njëjtin vit, në Bodybuilding and Fitness Federation of Kosovo Men’s Physique Absolute, është renditur në vendin e 3, duke e afirmuar emrin e tij në sportin e bodybuilding.
Nga Bodybuilding and Fitness Federation of Albania National është certifikuar profesionalisht si trajner Fitness & Bodybuilding.
Biografia
Elio Gjonaj, lindur në qytetin e Burrelit dhe rritur në qytetin e Tiranës, vjen nga një familje sportistësh e kampionësh, ndaj nuk është aspak çudi që renditet në emrat e elitës të sportit. Vëllai i tij, Algert Gjonaj është një ndër lojtarët kryesorë të Kombëtares së Basketbollit në Tiranë duke na bërë të besojmë se vërtet talenti trashëgohet në gen. Familja ka qenë dhe vazhdon të jetë suport i padiskutueshëm i sukseseve të dy djemve të talentuar.
Por Elio ka shkëlqyer në çdo fushë, pasi ka përfunduar gjimnazin me orientim gjuhësor “Asim Vokshi” me mesatare 9.44.
Është diplomuar për Ekonomi, Manaxhim Biznes pranë Universitetit” Zoja e Këshillit të Mirë” duke ndjekur një drejtim tjetër nga niveli i gjimnazit. Studimet e mëtejshme i ka ndjekur në CMMS (Center for Multilingual Multicultural Studies) në Universitetin e Floridës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është vlerësuar maksimalisht.
Elio Gjonaj zotëron në nivele të avancuara gjuhën angleze (TOEFL kurs 1 vjeccar 2012-2013 Orlando, Florida, US) dhe atë italiane. Tashmë Elio Gjonaj i ka thelluar njohuritë, të cilat përkapin fusha të ndryshme dhe kanë një lidhje të domosdoshme me sportin e bodybuilding. Njohuritë e tij përqëndrohen në mënyrën dhe zhvillimin e organizmit, të sistemeve të aparatit tretës dhe jo vetëm, pasi vijojnë edhe me sistemin kardiovaskular.