Elita Rudi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Elita Rudi lindi më 28 Qershor 1993. Elita Rudi është një këngëtare e njohur. Elita Rudi është jo vetëm një emër i njohur për audiencën shqiptare, por edhe një personazh mjaft i dashur nga të gjithë. Modeljen prej kohësh tashmë e shohim edhe në rolin e moderatores. Por, veç projekteve në ekran dhe në muzikë, që për hir të së vërtetës kanë qenë mjaft të suksesshme, Elita është e martuar me këngetarin Gjiko dhe kanë një femijë së bashku të quajtur Zëri, por ajo dëshiron që fokusi i audiencës mos të jetë tek jeta private.

Më datë 17 Mars 2016, Elita Rudi publikon videoklipin "Anderr". Muzika e këngës u punua nga Cricket, teksti u shkrua nga Elinel. Videoklipi u prodhua nga Entermedia. Me këtë këngë, Elita Rudi merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 15 në vitin 2016. Elita ka zgjedhur që këtë herë të testojë veten në një zhanër tjetër të artit, muzikën. Kënga e saj debutuese është një projekt për të cilin Elita është përkushtuar shumë duke u kujdesur për çdo detaj. Përveç këngës, vëmendjen e fansave të modeles e ka rrëmbyer edhe videoklipi i saj romantik dhe djali që e shoqëron në video. “Ai është Rroni, trajneri im i Salsa-s”, zbulon ajo, teksa pranon se është një adhuruese e zjarrtë e kërcimeve latine, detaj ky që e bën një romantike të “pashërueshme”. E pyetur se cilat janë raportet e saj me romanticitetin dhe sa romantike është Elita në përditshmëri, ajo thotë, – “Varet me kë. Nëse mendoj që është personi i duhur, atëherë jam romantike. Nuk është këngë për të gjithë njerëzit, nuk është komerciale”, ka treguar ajo. Vajza që i ka fituar zemrën këngetarit kosovar Gjiko, vjen sa e ëmbël me zërin melodioz në hyrje të këngës që duket si një baladë, por edhe aq shpërthyese në vazhdim, teksa transmeton energji dhe mjaft talent. “Unë e dua artin dhe të bukurën, ndaj nuk do ta cilësoja bindje, sepse ato tinguj që më flejnë në shpirt i reflektoj përmes “andrrës” time”, -tregon ajo.

[1]

  1. ^ Rudi, Elita. "Biografia". Tekste Shqip. Tekste Shqip. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)