Shko te përmbajtja

Eliza Dushku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Eliza Dushku
Dushku në Festivalin e Filmit Tribeca më 2012
Lindi
Eliza Patricia Dushku

30 dhjetor 1980 (44 vjeçe)
ShtetësiaShtetet e Bashkuara, Shqipëri
ArsimiWatertown High School
ProfesioniAktore
Vite aktiviteti1992–2017 (aktrimi)
Bashkëshorti/ja
(m. 2018)
Fëmijë2
Prind/ër

Elizabeth Patricia "Eliza" Dushku( /ˈdʊʃk/;[1] lindi më 30 dhjetor 1980) është një ish-aktore[2] amerikane me prejardhje shqiptare. Ajo u bë e njohur me rolin Faith në serinë drama Buffy the Vampire Slayer (1998–2003) dhe nga seriali televiziv Angel (2000–2003).[3] Ajo ka luajtur në dy seriale të rrjetit Fox, Tru Calling (2003–2005) dhe Dollhouse (2009–2010), për të cilin ajo ishte producente.[4]

Dushku kishte role kryesore në filma të ndryshëm, përfshirë True Lies (1994), Bye Bye Love (1995), Bring It On (2000), Jay and Silent Bob Strike Back (2001), The New Guy (2002), Wrong Turn (2003), On Broadway (2007), The Scribbler (2014), Jane Wants a Boyfriend (2015), dhe Eloise (2016). Ajo gjithashtu ka dubluar me zërin e saj për shumë videolojëra dhe filma të animuar.

Dushku lindi në Boston[5] dhe u rrit në Watertown, Masaçusec, e bija e vetme dhe më e vogla nga katër fëmijët e administratorit dhe mësuesit të shkollës Phillip Dushku dhe Judy Dushku (née Rasmussen),[5][6] një profesoreshë e shkencave politike.[7] Babai i Dushkut është një shqiptaro-amerikan nga qyteti i Korçës, ndërsa e ëma është me prejardhje daneze dhe angleze. Ajo ka tre vëllezër. Dushku ka ndjekur Beaver Country Day SchoolChestnut Hill,[8] dhe është diplomuar nga Watertown High School.[9]

1992–1997: Fillimet dhe përparimet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Eliza Dushku (2004)

Dushku ndeshi në vëmendjen e agjentëve kur ishte 10 vjeç. Ajo u zgjodh pas një kërkimi pesë-mujor për rolin kryesor të Alice në filmin dramë romantike That Night. Në 1993, Dushku mori një rol si Pearl në krah të Robert De Niros dhe Leonardo DiCaprios në filmin This Boy's Life, një rol që sipas saj i hapi shumë dyer. Vitin më pas ajo luajti rolin e vajzës adoleshente të Arnold Schwarzenegger dhe Jamie Lee CurtisTrue Lies.[10]

Ajo luajti role si Piper Reeves në filmin e shkurtër Fishing with George (1994), si Cat në filmin televiziv Journey (1995),[11] si vajza e Paul Reiser në filmin komedi romantik Bye Bye Love (1995), dhe si Cindy Johnson në filmin komedi-dramë Race the Sun (1996).

1998–2002: Buffy the Vampire Slayer dhe njohja

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dushku kishte në plan të ndiqte Universitetin Suffolk në Boston, ku e ëma e saj jepte mësim në atë kohë, por agjenti i kërkoi të dorëzonte një audicion të regjistruar për një projekt ku merrte pjesë dhe një kliente tjetër e tij, Sarah Michelle Gellar. Pasi lexoi skenarin, Dushku nxitoi drejt një prej dyqaneve Claire's për të blerë produkt për grim të errët dhe aksesorë të tjerë të përshtatshëm për pjesën si Faith në Buffy the Vampire Slayer. Kur filloi punën për këtë serial, Dushku ishte akoma në moshë të mitur, prandaj duhet të merrte liri prej prindërve të saj për të punuar me orë të zgjatura. Ajo më vonë rikujtoi me gëzim se gjykatësja që i dorëzoi çështjen e kujdestarisë së saj, një ndjekëse e devotshme e atij seriali, i tha se do ta firmoste urdhrin e kujdestarisë vetëm në qoftë se merrte një fotografi të firmosur prej Dushkut.[12][13] Edhe pse fillimisht ishte planifikuar si një rol me tre episode, personazhi u bë aq popullor saqë ajo qëndroi për të gjithë sezonin e tretë dhe u rikthye për një paraqitje në dy pjesë në sezonin e katërt dhe për pesë episodet e fundit të serialit. Ajo u shfaq gjithashtu në serialin spin-off Angel.[12]

Si një efekt i padëshiruar i portretizimit të saj si Faith, Dushku u përmbyt nga grumbuj letrash të ardhura nga legjione të burgosurish. Ajo tha:

Kam marrë letra nga fansat nga burgjet e sigurisë maksimale dhe nga të dënuarit me vdekje. Çfarë kanë ndërmend autoritetet kur u japin shfaqje vajzave të reja adoleshente të dënuarve me vdekje? Ata shkruajnë gjithçka - gjëra të neveritshme që as nuk do t'i dish. Dhe më dërgojnë fotografi - "Oh, ja një fotografi e imja para se të burgosesha!" - dhe aty është një djalë i ulur në divan me një shishe birrë, mustaqe dhe bark të madh. Është kaq e frikshme. Shumë më e frikshme se Buffy.[14]

Në vitin 2000, Dushku luajti në komedinë me nxitëset e tifozëve Bring it On. Kjo u ndoq nga Soul Survivors, duke e bashkuar me kolegun e saj Casey AffleckRace the Sun. Në vitin 2001, ajo u shfaq në The New Guy me DJ Qualls dhe në City by the Sea me Robert De Niro dhe James Franco. Ky i fundit mori një vëmendje të gjerë nga një audiencë të rritur si dhe disa vlerësime pozitive. Në të njëjtin vit, Kevin Smith e ftoi Dushkun të ishte pjesë e Jay and Silent Bob Strike Back.

2003–2008: Tru Calling dhe rolet e mëvonshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2003, Dushku luajti në filmin horror Wrong Turn dhe The Kiss, nje komedi-dramë e pavarur. Duke nisur po në këtë vit, ajo mori pjesë në një dramë mbinatyrore të Fox-it, Tru Calling, ku luajti rolin kryesor si Tru Davis, një studente mjekësie. Pasi iu tërhoq një bursë, Tru detyrohet të fillojë një punë në morgun lokal ku ajo zbulon fuqinë e saj për të "ri-jetuar" ditën e mëparshme nëse një nga të vdekurit i kërkon ndihmë për të ndryshuar atë që ka ndodhur. Dushku refuzoi një rol në një derivat të Buffy the Vampire Slayer, i cili do të kishte qenë rreth Faith.

Ajo ka pasur shumë role si "vajzë e keqe" në filma dhe i ka shjuar këto mundësi. Në një intervistë me Maxim në maj 2001, Dushku thotë rreth roleve të saj, "Është e lehtë të luash një vajzë të keqe. Duhet vetëm të bësh gjithçka që të është thënë të mos e bësh, dhe nuk të duhet të merresh me pasojat sepse është thjesht aktrim."[15]

Dushku mori pjesë dhe në një prodhim nga Off-Broadway të quajtur Dog Sees God, që nga dhjetori 2005, duke luajtur motren e Van-it, një personazh i paralelizuar me Lucy Van Pelt, nga seria komike Peanuts tek e cila ishte bazuar produksioni. Ajo hoqi dorë në shkurt 2006 bashkë me anëtarë të tjerë, në mes të zërave për abuzim nga producenti, por që më vonë u mohuan.

Ajo luajti rolin kryesor në Nurses, një komedi-dramë spitalore për Fox. Ky ishte prodhimi i dytë i Fox-it tek e cila ajo mori pjesë por që nuk u transmetua.[16]

Ajo është parë edhe në videon muzikore të Simple Plan "I'm Just a Kid", si interesi romantik i bandës, gjithashtu dhe në videon "Rockstar" të Nickelback.

Në 1 tetor 2005 ajo lajmëroi në Wizard World Boston se kishte filluar xhirimet për Nobel Son, në të cilin do të luante krahas Alan Rickman, Danny DeVito dhe Bill Pullman. Filmi doli në Festivalin e Filmit në Tribeca në 2007.[17] Një projekt tjetër është On Broadway, një film i pavarur i xhiruar në vendin e saj të lindjes, Boston. Filmi ka marrë vlerësime tepër pozitive[18] dhe disa prej tyre nënvizojnë performancën e Dushkut.

Dushku ka pasur role edhe në pesë lojëra elektronike. Ajo dubloi rolin e Yumi Sawamura në versionin anglisht të Yakuza për PlayStation 2, që u realizua dhe publikua nga Sega në shtator 2006. Dushku gjithashtu luan si Shaundi, një nga personazhet kryesore të Saints Row 2, që u realizua nga Volition, Inc. dhe publikua nga THQ.[19] Doli në Amerikën Veriore në 14 tetor 2008, për PlayStation 3 dhe Xbox 360. Përdori zërin e saj edhe për rolin e Rubi Malone, personazhi kryesor në lojën WET.[20] Në dhjetor 2008 ajo mori pjesë në ndarjen e çmimeve të Spike TV për lojrat elektronike.[4] Roli i Shaundi në Saints Row: The Third u zëvendësua nga Danielle Nicolet.

Variety lajmëroi në 2 gusht 2006 se Dushku do të luante bashkë me Macaulay CulkinSex and Breakfast, një komedi e errët e shkruajtur dhe drejtuar nga Miles Brandman. Një analist e përshkroi Dushkun si "rrëzëllitëse" dhe se i dha forcë personazhit.[21] Filmi doli në 30 nëntor 2007 në Los Angeles dhe në DVD në 22 janar 2008. Ajo luajti në Open Graves në 2008, bashkë me Mike Vogel, një thriller-horror rreth një loje djallëzore. Ka luajtur role kryesore edhe në The Thacker Case dhe The Alphabet Killer, që të dy thrillera të bazuar në ngjarje të vërtetë, një prej tyre drejtuar prej Rob Schmidt me të cilën kishte punuar më parë në Wrong Turn. Që të dy filmat dolën në vitin 2008.[22] The Alphabet Killer përmban skenën e parë gjysëm-nudo të Dushkut.[23] Filmi mori kritika të përziera, megjithatë ato lavdëruan performancën e Dushkut, me komente si "Eliza Dushku e komandon ekranin por nuk mund të pajtojë axhendat konfliktuese dhe idiote të skenarit."[24] Ajo ka marrë pjesë edhe në Bottle Shock, një dramë rreth verës së Napa valley.[3] Filmi u drejtua nga Randall Miller, që realizoi dhe Nobel Son.[3][25]

2009–2017: Dollhouse, punë të tjera dhe dalja në pension

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në 26 gusht 2007 Dushku nënshkroi një marrëveshje me Fox Broadcasting Company dhe 20th Century Fox. Sipas saj, rrjeti dhe studio do të zhvillonin projekte "të kopsitura" enkas për të, gjithashtu dhe ta lidhnin me prodhime dhe skenare ekzistuese.[26]

Më vonë, në 31 tetor u bë e ditur se Dushku kishte joshur e rikthyer në televizion Joss Whedon nga Buffy the Vampire Slayer, pasi kishin rënë dakord të krijonin një prodhim quajtur Dollhouse. Dushku e prodhoi atë dhe luajti rolin kryesor "Echo", që u transmetua në Fox gjatë sezonit televiziv 2008-2009. Në një intervistë, Dushku shpjegoi se si Dollhouse dhe lidhja me Whedon erdhën në jetë:

E ftova për drekë Joss Whedon-in pasi nënshkrova marrëveshjen me Fox-in. Kemi pasur një marrëdhënie të këndshme në të shkuarën kështu që doja të bënim diçka bashkë, duke u rikthyer në një projekt televiziv. E kam pasur goxha në mendje, vetëm se nuk i kisha telefonuar akoma. Kështu që rregullova gjërat me Fox-in, mora guximin dhe i telefonova. Kaluam një drekë katër-orëshe ku pak a shumë përdora aftësitë e mia joshëse prej femre. Jo, ne jemi bërë shumë shokë të mirë, gati si vëlla e motër. Ai ka qenë si një kujdestar e një stërvitës për mua që kur u transferova në L.A kur isha 17 vjeç dhe isha pak si fëmi i çmendur. Ai është kujdesur, më ka ndihmuar dhe më ka mësuar përgjatë viteve. I thashë se sa shumë doja dhe kisha nevojë që ai të rikthehej. Ai pranoi dhe ja ku jemi.[27]

Dushku e përshkroi Whedon si: "gjeniu im i preferuar... shoku i preferuar... vëllai i madh... dhe i vetmi person tek i cili kam besuar me gjithë zemër, sepse nuk më ka zhgënjyer asnjëherë."[28] Dollhouse u rinovua për një sezon të dytë. Arsyet që përmendën producentët për vazhdimin e filmit ishin besimi në fuqinë e bazës së fansave të Joss Whedon dhe numrat e lartë të DVR. Fox e anuloi shfaqjen në 11 nëntor 2009. Ajo përfundoi xhirimet në sezonin e dytë dhe të fundit në 16 dhjetor 2009.

Në vitin 2010, Dushku ia dha zërin për Noah's Ark: The New Beginning dhe u shfaq në filmin Locked In.[29] Ajo gjithashtu luajti si e ftuar në një episod të komedisë së CBS-së The Big Bang Theory[30], e cila u transmetua më 4 nëntor 2010.[31] Në vitin 2011, Dushku luajti së bashku me Jayson Floyd në "One Shot", një klip i shkurtër aksioni në YouTube i drejtuar dhe me aktorin Freddie Wong, i publikuar më 13 maj 2011.[32]

Dushku pati një rol kryesor në serialin e animuar online "motion comic" Torchwood: Web of Lies, bazuar në serinë e BBC-së Torchwood: Miracle Day.[33] Në qershor 2012, Dushku luajti me Katie Cassidy, Gina Gershon dhe Michelle TrachtenbergThe Scribbler, drejtuar nga John Suits dhe prodhuar nga Gabriel Cowan.[34]

Në vitin 2013, ajo u zgjodh si Patricia Holm në një film pilot për një serial televiziv të propozuar për ringjalljen e The Saint, por seriali nuk u porosit. Në korrik 2017, episodi pilot u publikua në HD/VOD dixhitale.[35]

Nga viti 2013 deri në vitin 2015, Dushku luajti rolin e She-Hulk në serialin e animuar të Disney XD, Hulk and the Agents of S.M.A.S.H.. Në vitin 2014, u njoftua se ajo do të luante në Midnight RiderRandall Miller, një biografi e Gregg Allman.[36] Në vitin 2016, ajo u zgjodh në një rol të përsëritur në sezonin e katërt të serialit televiziv Cinemax, Banshee.[37] Në vitin 2017, ajo pati një rol të përsëritur si e ftuar në tre episodet e fundit të sezonit të parë të serialit dramatik të CBS, Bull, me mundësinë për t'u bërë një aktore e rregullt në sezonin e dytë.[38]

Pas një ndërprerjeje shtatëvjeçare, Dushku konfirmoi tërheqjen e saj nga aktrimi në shtator 2024.[39]

Eliza Dushku në San Diego Comic-Con 2009

Në gusht të vitit 2011, Dushku vizitoi Shqipërinë me një ekip nga Travel Channel dhe Lonely Planet për të xhiruar Dear Albania, një dokumentar që promovonte turizmin në vendin e prejardhjes së familjes së babait të saj.[40][41][42][43]

Dushku ka qenë CEO e kompanisë së saj të prodhimit, Boston Diva Productions, me vëllain e saj Nate si partner. Ajo siguroi të drejtat ekskluzive për të bërë një film të autorizuar bazuar në jetën e fotografit Robert Mapplethorpe. Në një kohë, i titulluar përkohësisht The Perfect Moment, filmi ishte në zhvillim e sipër për më shumë se një dekadë. Përfundimisht ajo kërkoi ndihmën e Ondi Timoner[3] dhe Mapplethorpe, me Matt Smith si personazhin kryesor, u soll në ekran në vitin 2018.[44]

Në vitin 2017, kompania e saj e prodhimit, në bashkëpunim me IM Global Television, u raportua se po zhvillonte serinë e librave The Black CompanyGlen Cook, për një serial televiziv, me Dushkun që mund të luante rolin e The Lady.[45]

Dushku është rritur në një familje me besim Mormon.

Vendbanimi i saj është në Laurel Canyon, Los Angeles, Kaliforni.  Ajo vizitoi familjen e të atit në Shqipëri në vitin 2006 pas një ftese nga kryeministri shqiptar i asaj kohe Sali Berisha. Ajo vizitoi gjithashtu dhe Kosovën dhe bëri një tatuazh me shqiponjën dykrenare në pjesën e pasme të qafës. Gjatë vizitës së dytë në Shqipëri në vitin 2011, ajo aplikoi për shtetësi shqiptare duke marrë pashaportën dhe kartën e identitetit shqiptare. Iu dha gjithashtu dhe titulli i nderit si Ambasadore e Kulturës dhe Turizmit në botë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Gjithashtu iu dha edhe titulli qytetare nderi e vendlindjes së babait të saj, Korçë.

Ajo është themeluesja dhe drejtuesja ekzekutive e Boston Diva Productions, shërben në grupin drejtues të organizatës THRIVEGulu (Qendra e Shërimit të Traumës dhe Reflektimit në Gulu), një organizatë kushtuar ndihmës së të mbijetuarve të luftës (përfshirë edhe fëmijë ushtarë) në Ugandën Veriore. Si një figurë model për aktivizmin e saj, u ftua nga Millenium Campus Network (MCN) si një folëse kryesore duke marrë çmimin Global Generation në krah edhe të Sekretarit të shtetit amerikan John Kerry në aktivitetet e MCN në 2011.

Dushku njihet se vuan nga sindroma e çrregullimit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit.

Në tetor 2009 ajo filloi të dilte me ish basketbollistin e Los Angeles Lakers Rick Fox dhe në gusht 2010 ata konfirmuan se jetonin bashkë. Në qershor 2014 u bë e ditur se çifti ishte ndarë.

Në dhjetor 2011, Dushku bëri të ditur se kishte vendosur të kthehej në vegane pasi kishte parë dokumentarin Pirunjtë mbi Thikat. Në dhjetor 2014 ajo tha në faqen e saj të Twitterit se nuk ishte më vegjetariane. 

Dushku, e cila fillimisht kishte dashur të ndiqte studimet në kolegjin e Bostonit para se Buffy t’i prishte ato plane, bëri të ditur në mars 2014 në Emerald City Comicon se do të ndiqte kolegjin më vonë gjatë atij viti.

Në 22 qershor 2014, The Boston Globe raportoi se Dushku e kishte lënë Los Angeles-in, ishte rikthyer në Boston dhe kishte në plan të ndiqte kolegjin.

Viti Titulli Roli Shënime
1992 That Night Alice Bloom
1993 This Boy's Life Pearl
1994 Fishing with George Piper Reeves Film i shkurtër
True Lies Dana Tasker
1995 Bye Bye Love Emma
Journey Cat Film televiziv
1996 Race the Sun Cindy Johnson
2000 Bring It On Missy Pantone
2001 Jay and Silent Bob Strike Back Sissy
Soul Survivors Annabel
2002 The New Guy Danielle
City by the Sea Gina
2003 Stan Winston: Monster Mogul Herself Short film
Wrong Turn Jessie Burlingame
The Kiss Megan Direct-to-video
2006 The Last Supper Waitress Film i shkurtër
2007 On Broadway Lena Wilson
Nobel Son City Hall
Sex and Breakfast Renee
Nurses Eve Morrow Film televiziv
2008 Bottle Shock Joe
The Alphabet Killer Megan Paige
The Coverup Monica Wright
2009 Open Graves Erica
2010 Locked In Renee
2011 Batman: Year One Selina Kyle / Catwoman Voice
DC Showcase: Catwoman Zëri, film i shkurtër
Herd Mentality Casey Film televiziv
2012 Noah's Ark: The New Beginning Zalbeth Zëri
2013 Jay & Silent Bob's Super Groovy Cartoon Movie! Lipstick Lesbian
2014 The Scribbler Jennifer Silk
The Gable 5 Taylor Shaye Short film
2015 Dear Albania Vetë ajo Dokumentar; gjithashtu regjisore
Jane Wants a Boyfriend Bianca
2016 Eloise Pia Carter
2017 The Saint Patricia Holm Film televiziv
Viti Titulli Roli Shënime
1998–2003 Buffy the Vampire Slayer Faith Lehane[a] 20 epizoda
2000–2003 Angel 6 epizoda
2002 King of the Hill Jordan Hilgren-Bronson (zëri) Epizodi: "Get Your Freak Off"
2003 Punk'd Vetë ajo Epizodi: "Eliza Dushku/Mandy Moore"
2003–2005 Tru Calling Tru Davies Roli kryesor; 26 epizoda
2005 That '70s Show Sarah Epizodi: "It's All Over Now"
2007 Ugly Betty Cameron Ashlock Epizodi: "Giving Up the Ghost"
2009–2010 Dollhouse Echo / Caroline Farrell Roli kryesor; 27 epizoda; Gjithashtu producente
2010 The Big Bang Theory FBI Special Agent Angela Page Epizodi: "The Apology Insufficiency"
RuPaul's Drag Race Vetë ajo / Gjyqtare e ftuar Epizodi: "Face, Face, Face of Cakes"
2011 Robotomy Shockzana Epizodi: "From Wretchnya with Love"; zëri
White Collar Raquel Laroque Epizodi: "On the Fence"
The Cleveland Show Vetë ajo (zëri) Epizodi: "Hot Cocoa Bang Bang"
The Guild Vetë ajo Epizodi: "Social Traumas"
Torchwood: Web of Lies Holly Mokri (zëri) Roli kryesor; 7 epizoda
The League Kristen Episode: "The Light of Genesis"
2011–2012 Leap Year June Pepper 5 epizoda; gjithashtu producente konsulent
2013–2015 Hulk and the Agents of S.M.A.S.H. Jennifer Walters / She-Hulk (zëri) Roli kryesor; 52 epizoda
2015 Ultimate Spider-Man Epizodi: "Contest of Champions"
2016 Banshee Agent Veronica Dawson 5 epizoda
Princess Rap Battle Rapunzel Epizodi: "Rapunzel & Flynn vs. Anna & Kristoff"
Con Man Cindy Episode: "Gum Drop"
2017 Bull J. P. Nunnelly 3 epizoda
Shënime
  1. Ajo gjithashtu portertizon Buffy në "Who Are You?"
Viti Titulli Artisti/ja Roli
2002 "I'm Just a Kid" Simple Plan Popular Girl
2006 "Rockstar" Nickelback Vetë ajo

Lojra elektronike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Viti Titulli Roli Shënime
2003 Buffy the Vampire Slayer: Chaos Bleeds Faith
2004 Vampire: The Masquerade – Bloodlines Cab Driver
2005 Yakuza Yumi Sawamura / Mizuki Sawamura Dublimi në anglisht
2008 Saints Row 2 Shaundi
2009 Wet Rubi Malone
2011 Fight Night Champion Megan McQueen

Çmimet dhe nominimet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Viti Çmimi Kategoria Puna Rezultati
2004 Teen Choice Award Choice Breakout Star – Female Tru Calling Kandidat/e
Saturn Award Aktorja më e Mirë në një Serial Televiziv
2009 Scream Award Aktorja më e Mirë e Fanta-shkencës[46] Dollhouse
Fangoria Chainsaw Award Aktorja më e Mirë The Alphabet Killer
2013 Streamy Award Paraqitja më e Mirë Mysafire Leap Year


  1. "It's 'Dush' like 'push'." Eliza Dushku, Jimmy Kimmel Live!, February 23, 2004. Arkivuar 27 mars 2016 tek Wayback Machine
  2. Voss, Gretchen (26 shtator 2024). "Eliza Dushku's Bold New Journey". Boston Magazine (në anglisht). Marrë më 12 nëntor 2024.
  3. 1 2 3 4 Siegel, Tatiana (2009-02-25). "Eliza Dushku focuses on photog film" (në anglisht). Variety. Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2012. Marrë më 2009-09-07.
  4. 1 2 "Spike TV's Video Game Awards" (në anglisht). Variety. 2008-12-15. Arkivuar nga origjinali më 2009-04-14. Marrë më 2009-09-07.
  5. 1 2 Gabim citimi: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura TVG
  6. "Philip Richard George Dushku" (në anglisht). Vermont Vital Records. Arkivuar nga origjinali më 12 maj 2016. Marrë më 1 maj 2016 nëpërmjet Familysearch.org.
  7. "Eliza Dushku, the Next Wonder Woman?". Parade Magazine (në anglisht). 2009-01-29. Arkivuar nga origjinali më 20 dhjetor 2016. Marrë më 2016-12-04.
  8. Hall, Brendan (2008-08-24). "Levin takes reins at Beaver Country Day" (në anglisht). The Boston Globe. Arkivuar nga origjinali më 2018-12-17. Marrë më 2018-12-17.
  9. "The Annual" (në anglisht). Watertown High School. 1998. fq. 22. Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2018. Marrë më 2016-04-03.
  10. "Eliza Dushku". Elizapatriciadushku.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 24 mars 2016. Marrë më 2016-04-03.
  11. Video Detective (2014-11-11). "Journey Trailer 1995". YouTube (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2021-11-04. Marrë më 2016-04-03.
  12. 1 2 Gabim citimi: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Megafest
  13. Tramountaanas, George A. (March 29, 2014). "ECCC: Eliza Dushku Talks 'Buffy,' 'Dollhouse' and Going Back to College" Arkivuar 30 mars 2014 tek Wayback Machine. Comic Book Resources.
  14. "E.D.t.v.:: the eliza dushku news channel" (në anglisht). Eliza-Dushku.com. Arkivuar nga origjinali më 2003-09-02. Marrë më 2009-04-23.
  15. Young, Paul (maj 2001). "Faith No More". Maxim (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2007-09-30.
  16. Schneider, Michael; Adalian, Josef (2007-03-11). "Dushku joins Fox's 'Nurses'" (në anglisht). Variety. Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2012. Marrë më 2007-03-20.
  17. "Nobel Son review" (në anglisht). Aintitcool.com. 7 maj 2007. Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2011. Marrë më 24 shkurt 2011.
  18. Femia, Michael (2007-04-30). "On Broadway At the Independent Film Festival of Boston" (në anglisht). Bostonist. Arkivuar nga origjinali më 2008-06-12. Marrë më 2008-07-13.
  19. Pavlacka, Adam (12 shtator 2008). "Saints Row 2 Singleplayer/Co-Op Preview" (në anglisht). WorthPlaying.com. Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2011. Marrë më 30 nëntor 2010.
  20. Sassoon, Alex (2009-09-15). "Wet Hands-On – PlayStation 3 Previews at GameSpot". Gamespot.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 18 shtator 2023. Marrë më 2011-02-24.
  21. Anderson, John (2004-11-29). "Sex and Breakfast (Review)" (në anglisht). Variety. Arkivuar nga origjinali më 2012-11-07. Marrë më 2009-09-07.
  22. Jacks, Brian (2007-05-15). "Eliza Dushku Joins The Force For 'Alphabet Killer'" (në anglisht). MTV Movies Blog. Arkivuar nga origjinali më 2008-05-01. Marrë më 2008-07-13.
  23. "Eliza Dushku topless in The Alphabet Killer" (në anglisht). Egotastic. 2008-12-22. Arkivuar nga origjinali më 2008-12-24. Marrë më 2008-12-22.
  24. Scheib, Ronnie (2008-12-17). "The Alphabet Killer" (në anglisht). Variety. Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2012. Marrë më 2009-09-07.
  25. Campbell, Christopher (2007-07-20). "Eliza Dushku and Bill Pullman Join 'Bottle Shock'" (në anglisht). Cinematical. Arkivuar nga origjinali më 2011-07-25. Marrë më 2008-07-13.
  26. Andreeva, Nellie (2007-08-27). "Dushku busy with Fox TV". The Hollywood Reporter (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2007-09-30.
  27. "Eliza Dushku: Dollhouse" (në anglisht). SuicideGirls.com. 5 shkurt 2009. Marrë më 5 shkurt 2009.
  28. Schneider, Michael (2007-10-31). "Joss Whedon preps Fox series" (në anglisht). Variety. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2021. Marrë më 2021-08-25.
  29. Barton, Steve (2010-06-08). "Eliza Dushku is Locked In" (në anglisht). Dreadcentral.com. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2021. Marrë më 2021-08-25.
  30. "The Big Bang Theory Geeks Out for Eliza Dushku". TV Guide (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 25 shtator 2010. Marrë më 23 shtator 2010.
  31. "Eliza guest-star in CBS' comedy". Entertainment Tonight (në anglisht). 2010-11-04. Arkivuar nga origjinali më 2010-11-10. Marrë më 2011-02-24.
  32. "One Shot ft. Eliza Dushku" (në anglisht). YouTube (via Freddie Wong). 2011-05-13. Arkivuar nga origjinali më 2021-11-04. Marrë më 2011-05-13.
  33. Hibberd, James (2011-06-02). "Eliza Dushku to star in 'Torchwood' online animated series" (në anglisht). Entertainment Weekly. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2011. Marrë më 2011-06-03.
  34. Fleming, Mike (2012-05-09). "'The Scribbler' Starts Production With Katie Cassidy Starring". deadline.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 dhjetor 2013. Marrë më 2013-07-01.
  35. Robbins, Caryn (2014-06-27). "All-New Reboot of THE SAINT Arrives on Digital HD/VOD on 7/11" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2021. Marrë më 2021-08-25.
  36. Kit, Borys (7 shkurt 2014). "Eliza Dushku, Bradley Whitford Join Gregg Allman Biopic". The Hollywood Reporter (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 9 shkurt 2014. Marrë më 21 shkurt 2014.
  37. Pedersen, Erik (2015-04-06). "Eliza Dushku Joins Cinemax's 'Banshee'" (në anglisht). deadline.com. Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2019. Marrë më 2019-09-26.
  38. Wagmeister, Elizabeth (2017-03-23). "Eliza Dushku Joins CBS' 'Bull' With Option to Become Series Regular in Season 2" (në anglisht). Variety. Arkivuar nga origjinali më 10 dhjetor 2017. Marrë më 2021-08-25.
  39. Ellen DeGeneres, Evangeline Lilly and More Stars Who Quit Hollywood EOnline
  40. "Dear Albania by Eliza Dushku" (në anglisht). YouTube. Arkivuar nga origjinali më 2012-11-30. Marrë më 15 tetor 2012.
  41. Dushku, Eliza (2011-09-02). "Why You Must Visit Albania" (në anglisht). Huffington Post. Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2017. Marrë më 2012-03-11.
  42. "Eliza Dushku in Albania - BostonHerald.com" (në anglisht). Boston Herald. 2011-08-08. Arkivuar nga origjinali më 2012-09-12. Marrë më 2012-10-15.
  43. "Eliza Dushku në Tiranë, promovon vlerat turistike të Shqipërisë". Koha.net. 2011-08-06. Arkivuar nga origjinali më 17 dhjetor 2013. Marrë më 2011-08-07.
  44. D'Alessandro, Anthony (27 prill 2018). "Eliza Dushku's 15-Year Journey To Make 'Mapplethorpe' – Tribeca Studio". Deadline Hollywood (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2021. Marrë më 26 shtator 2021.
  45. Petski, Denise (2017-04-24). "Eliza Dushku To Star In 'The Black Company' Series Adaptation In Works By IM Global & David Goyer" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2017. Marrë më 2017-07-16.
  46. "Eliza Dushku is nominated at the Scream Awards 2009". Spike.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 shtator 2009.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]