Elizabeth Carnarvon

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ledi Carnarvon, një konteshë angleze e njohur për bamirësitë e saj dhe nëna e Aubrey Herbert. Fillimisht lidhjet me Shqipërinë i pati i biri, ushtarak i lartë dhe lord. Ai e mbrojti çështjen shqiptare në parlamentin anglez dhe më gjerë në auditoret diplomatike të botës. Ai ka pasur njohje me politikanë e figura shqiptare të para dhe pas shpalljes së pavarësisë, si Ismail Qemali etj. Këtë veprimtari e ka lënë të shkruar e të pasqyruar në një prej librave të tij. E vijoi aktivitetin e tij proshqiptar deri në fund të jetës, më 1923. Veprën e tij e vijoi e ëma e më pas e shoqja, e motra dhe i vëllai. Në vitin 1929, me nismën e Ledi Carnarvon u ngrit në Tiranë "Biblioteka për Djelmërinë". Ajo këtu ngriti edhe Institutin 'Herbert', një fondacion që punoi shumë.