Jump to content

Elmas Eltari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Elmas Eltari mjek shqiptar, ka lindur në 18 maj 1935. Ka kryer shkollën fillore dhe të mesme në Tiranë dhe Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1962. Po në këtë vit është emëruar mjek ordinator në Spitalin e përgjithshëm Tiranë, në klinikën e “Sëmundjeve Infektive”.

Pasi kreu specializimin pasuniversitar si Infeksionist, në vitin 1968 u emërua pedagog në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Tiranës.

Botimet:

Në vitin 1971 u bë bashkautor i tekstit të parë mbi “Sëmundjet Infektive”, të drejtuara nga Prof. N. Dushniku.

-Gjatë viteve 1968-1975 u ngarkua me studimin e temës “Bruceloza në Shqipëri”, si temë disertacioni (mjaft aktuale në atë kohë), e cila u mbrojt në vitin 1975. Kjo temë u botua si monografi në vitin 1977 dhe u vlerësua për gradën e parë shkencore (Kandidat i shkencave mjekësore).

-Në vitin 1978 u ngarkua Shef i Klinikës Universitare të “Sëmundjeve Infektive”, shef i lëndës së “Sëmundjeve Infektive dhe Epidemiologjisë” (duke dhënë ciklin e plotë të leksioneve universitare), si dhe drejtues i kualifikimit pasuniversitar, në këto dy lëndë.

– Në vitet 1978-1980 ka dhënë ciklin e plotë të leksioneve në Fakultetin e Mjekësisë Prishtinë.

-Në vitin 1982 ka botuar tekstin “Sëmundjet Infektive”, si autori kryesor.

-Në 1983 ka botuar manualin pasuniversitar “Antibiotikët dhe Infeksionet bakteriale”.

-Në vitin 1985 ka kryer studimin madhor “Sëmundjet Diarreike në Spitalin Infektiv të Tiranës për vitet 1970-1985”.

-Nga viti 1985-1988 ka zbuluar dhe studiuar për herë të parë në Shqipëri “Ethet Hemorragjike virale”. Për këto zbulime dhe studime ka raportuar në disa Kongrese dhe Konferenca ndërkombëtare, për të cilat është vlerësuar pozitivisht dhe është thirrur vazhdimisht në këto konferenca (të paguara nga shoqatat mjekësore ndërkombëtare, si në Kajro, Anvers të Belgjikës në 1987-n; në Selanik të Greqisë në 1988-n, në Stokholm në janar 1989, në Baden të Vjenës, në Dubrovnik dhe në Kortina d’Ampezzo të Italisë.

-Në vitin 1989 paraqiti studimin për “Ethet Hemoragjike” në Këshillin shkencor të Fakultetit të Mjekësisë Tiranë, që u vlerësua pozitivisht.

-Në vitin 1989 ka deklaruar rastin e parë me AIDS në Shqipëri, në një konsultë në Senatoriumin e Tiranës. Rasti u dërgua në Budapest (Hungari), ku u konfirmua diagnoza.

– Në 1989 ka vërtetuar për herë të parë, praninë e borreliazës në Shqipëri, të vertetuar me ekzaminime serologjike.

-Në vitin 1989, në Suedi, mori pjesë në një përvojë pune në fushën e “Etheve Hemorragjike” për Evropën.

-Në vitin 1993 ka bërë një trajnim në SHBA, në spitalin e Klevlendit për “Infeksionet në organizmat e kompromentuar”.

-Në vitin 1999, gjithashtu ka bërë një kualifikim mbi “Sëmundjet Tropikale” në Amsterdam, Holandë.

-Në vitin 1994 ka studiuar epidemin e Kolerës në Shqipëri dhe të Poliomelitit në vitin 1996, në të sëmurët e Spitalit Ushtarak Tiranë. Këto studime me kolegët e Spitalit Ushtarak Tiranë, u botuan në revistën Mjekësore Ushtarake. Gjithashtu ka ndikuar në ndjekjen dhe studimin e rasteve me leishmanozën (të cilat u shtuan shumë në këtë periudhë në Shqipëri).

Këto studime, me rastet e të shtruarve në klinikën infektive të Spitalit Ushtarak Tiranë, u botuan në revistën mjekësore ndërkombëtare.

-Në vitin 2002 botoi librin “Misteret e jetës dhe të shëndetit”. Po në vitin 2002 botoi tekstin “Sëmundjet Infektive” për Fakultetin e Infermieristikës.

-Në vitin 2005 botoi tekstin “Sëmundjet Infektive” për mjekët dhe studentët e Fakultetit të Mjekësisë Tiranë dhe Prishtin.

-Në vitin 2008 ka botuar tekstin “Sëmundjet e Brendshme” për Infermieristikën.

-Në vitin 2009 ka ribotuar tekstin “Sëmundjet Infektive”me bashkautor prof. Dhimitër Krajën.

-Gjatë viteve 2005-2008 ka botuar Buletinin Mjekësor, me informacione të reja shkencore, me numrat 1-9, çdo 3-4 mujore.

-Në vitin 2011 ka botuar Atlasin e Sëmundjeve Infektive me 600 foto-kolor për mjekët dhe studentët e mjekësisë.

Gjithsej ka botuar mbi 70 artikuj në shtypin mjekësor shkencor shqiptar dhe 5 artikuj shkencor në shtypin mjekësor

-Në vitin 1999 iu miratua titulli “Profesor i asociuar” nga Këshilli i lartë i Kualifikimit.

-Në vitin 2010 iu miratua nga këshilli i Profesoratit, në Fakultetin e Mjekësisë dhe nga Universiteti Shtetëror i Tiranës titulli i plotë “Profesor”.

Si autor dhe bashkautor ka botuar 22 libra: tekste mësimore, monografi, manuale, atlase, buletine dhe broshura.

Nga viti 2000 punon në një klinikë mjekësore jo-publike.

Nga viti 2007-2014 ka dhënë leksione në univesitetet jopublike.

Në vitin 2013 ka botuar librin “Disa njohuri për Jetën dhe Shëndetin e Njeriut”..

Në vitin 2014 ka botuar N 8 të Buletinit “Problemet e çifteve për të lindur fëmijë”, bashkë me gjinekologun Fatmir Gjolena.

U nda nga jeta më 23 tetor 2020. [1] [2]


  1. ^ https://www.balkanweb.com/nderron-jete-tek-infektivi-profesori-i-mjekesise-manastirliu-nuk-mundi-ta-fitoje-betejen-me-covid-19/
  2. ^ https://www.gazeta-shqip.com/interesi-publlik/zbuloi-ethet-hemoragjike-humb-betejen-me-covid-profesori-i-njoh-5702/