Elsina Hidersha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Elsina Hidersha

Elsina Hidersha (15 mars 1989 - 28 shkurt 2011), e njohur më shumë nga emri artistik si Emmy, ishte një këngëtare shqiptare. Kënga më e njohur e saj ishte "Pse të dua ty", "A ma jep", "Rastësisht u pamë", dhe "Let It Play".

Vdekja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hidersha u godit nga një makinë e drejtuar nga ish-i dashuri i saj, biznesmeni 47 vjeçar nga Kosova, Haziz Kelmendi. Policia tha se dyshojnë se incidenti ishte i qëllimshëm dhe ishte një çështje xhelozie. Thuhet se Kelmendi ishte shumë i dehur në kohën e incidentit. Incidenti ndodhi në orët e vona të 26 shkurtit 2011, kur Hidersha po largohej nga një klub nate ku kishte performuar. Kelmendi dyshohet se e ndoqi dhe e goditi atë me makinën e tij, edhe pse ai i mohon akuzat. Hidersha u soll në Spitalin Ushtarak të Tiranës dhe vuante nga dëmtimet e rënda të trurit dhe thyerjet e kafkës. Ajo përfundoj në koma dhe vdiq në mëngjesin e 28 shkurtit 2011.[1][2][3] Më 24 maj 2011, prokuroria mbylli hetimet duke deklaruar se vrasja e Emmy nuk ishte e paramenduar,por në vend të kësaj, ishte një vrasje nga pakujdesia dhe se Haziz Kelmendi do të gjykohesj për këtë.[4]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]