Elvis Hajdërlli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Elvis Hajderlli

Elvis Hajderlli Elvis Hajdërlli ka lindur më 28 Korrik të vitit 1981, në Korçë dhe banues në qytetin e Bilishtit. Origjina e tij dhe familjes së tij është nga fshati Sul i rrethit të Devollit. Ai është i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Pasi ka përfunduar gjimnazin e pergjithshëm në vitet 1995-1999, ka jetuar e punuar në Greqi me familjen e tij gjatë viteve 1999-2003. Studimet e larta i kreu në Korçë, në Universitetin “Fan S. Noli”, Fakulteti i Ekonomisë në Degën Menaxhim, i diplomuar me titullin “ Menaxher biznesi” në vitin 2009.

Ka punuar në Drejtorinë e Përgjthshme të Doganave, Dega Kapshticë në vitet 2009-2013. Përgjatë periudhës 2014-2016 dhe shkurt 2020-shkurt 2023 ka ushtruar profesionin e ekonomistit dhe menaxherit në biznes privat. Nga viti 2016 deri ne janar te vitit 2020 ka mbajtur pozicionin e Administatorit të përgjithshëm të shoqërisë tregtare “Ujësjellës – Kanalizime Devoll” sh.a.

Gjatë karrierës së tij, ka marrë pjesë në trajnime dhe aktivitete të ndryshme në shërbim të profesionit si dhe ka qënë i aktivizuar në politikë, duke mbajtur poste të ndryshme politike si: Kryetar i FRPD, anëtar kryesie i Partisë Demokratike Dega Devoll, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, kryetar i Partisë Demokratike Dega Devoll dhe së fundmi kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit 2023.