Emblema - Bashkia Kamëz

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Emblema - Bashkia Kamëz paraqet:

  • Shqiponja heraldike nënkupton simbolikën e hershme të shtetit shqiptar.

Në brendësi të logos shihet një qarkim në formën e syrit, që është syri i komunitetit dhe pjesa e ndërthurur me të simbolizon harmoninë mes komuniteteve që bashkëjetojnë në territorin e Bashkisë Kamëz.

  • Objektet përfaqësojnë ndërtimet gjithnjë në rritje në këtë bashki si objektet private, pallate, zona industriale dhe vepra kulti.
  • Shkallët te pjesa në formë syri simbolizojnë ecjen drejt zhvillimit, ngritjen graduale të shoqërisë, që banon në Bashkinë Kamëz.
  • Viti 1996 është viti në të cilin Kamza është shpallur bashki.
  • Harta jep konfigurimin aktual të territorit të bashkisë.