Jump to content

Emblema - Bashkia Lushnje

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Emblema e Bashkisë së Lushnjes është emblema e qytetit të Lushnjes.

Stema ka formën e një parzmoreje, e cila nënkupton mbrojtjen e qytetit. Ngjyra jeshile nënkupton fushën e gjelbër të Myzeqesë, ndërsa shkrimi "Republika e Shqipërisë" nënkupton shtetin, ku ndodhemi. Rrethi përfaqëson Rrethin e Lushnjes, i cili ndodhet në fushën e gjelbër të Myzeqesë. Në brendësi të tij janë vendosur këto elemente: • Flamuri kombëtar si dhe Shtëpia Muze "Kongresi I Lushnjes", dt.21.01.1920, të vendosur në qendër, nënkuptojnë, se Lushnja është një vend historik. • Degët e ullirit tregojnë, se Lushnja është një vend i ngrohtë, bujqësor dhe pjellor.