Emblema e Vlorës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Stema e Bashkisë Vlorë.svg

Emblema e Bashkisë Vlorë bazohet në tre elemente, ose simbole, të cilet në tërësi dhe harmonizim me njeri-tjetrin, shprehin një simbolikë të vetme që i përket qytetit dhe vetëm qytetit të Vlorës, në planin historik, at aktual dhe të perspektivës. Sipas ideatorit dhe realizuesit të emblemës, muzeologut të njohur, Novruz Bajrami.

Elementi i parë, dy kullat anësore janë shenjat që i ka vënë qytetit Ptolemeu, në shekullin II-të e.s, kur edhe Vlora përmendet për herë të parë në dokumentat historik, si një qytet-port i rëndësishëm.

Elementi i dytë, pjesa e kalasë, reflekton faktin e rëndësishëm se qyteti ka qenë një qendër e fortifikuar bregdetare. Aulona ka qenë e rrethuar me muret e kështjellës që shfaqen në gërmimet që janë bërë, veç të tjerash, pranë qendrës së qytetit, në pjesën jug-perendimore të Monumentit të Pavarësisë. Ajo presupozon simbolin e një historie luftrash, qëndrese dhe aspiratave për liri.

Elementi i tretë i njohur është Flamurtari, si simbol i shpalljes së Pavarësisë Kombëtare në 28 nëntor 1912.

Të tre këta elemente , në lidhje dhe vazhdim të njeri-tjetrit, krijojnë imazhin dhe simbolikën e fuqishme të qytetit të Vlorës, me historinë e lavdishme, pozitën gjeografike, të cilat nuk mund të veçohen nga e ardhmja.