Emigrimi
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Tri periudhat e emigrimit modern shqiptar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky emigrim mund të ndahet në tre periudha:flukse emigruese, para vitit 1944; një diasporë më e vonshme, në përmasa të qulleta, që emigroi ne në harkun kohor 1945-1990; flukse të konsiderueshme të pas viteve 1990-të, apo rrëzimit të regjimit komunist totalitar. Para vitit 1944, drejtimet kryesore ishin SHBA-ja dhe disa vende të Amerikës Latine. Mungojnë të dhëna të sakta të përmasave të këtyre flukseve, megjithëse janë të përmasave të vogla dhe kryesisht me motivim ekonomik, sikurse qerja e kohës thuajse ishte indiferente ndaj këtyre flukseve.
Pas vitit 1944, me vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri u formësua një farë emigrimi me karakter politik në më të shumtën, gjithnjë i përmasave të vogla. Qeveria shqiptare iu kundërvu me forcë dhe me të gjitha mjetet ç'këshilluese dhe ndëshkuese, duke vënë në jetë masa të rrepta politike dhe ligjore, madje duke e cilësuar si krim largimin nga vendi. Kjo do të ishte edhe faza e dytë.
Faza e tretë nis pas vitit 1990, duke e ndarë në disa nën faza: flukse emigruese të harkut kohor 1991-1992, tërësisht të pakontrolluara. Aso kohe, afërsisht 300 mijë shtetas shqiptarë u larguan nga atdheu me çdo rrugë dhe mjet.Ne periudhen 1992-1996, kur u larguan afërsisht po aq shtetas, shpesh në rrugë të paligjshme, pavarësisht përmirësimit të përkohshëm të ekonomisë, stabilizimit politik të vendit, kontrolleve më të mira të kufijve dhe, hera-herë, politikave më të “buta” të disa shteteve; flukset e pas 1996-2007, menjëherë pas kolapsit të skemave të ndryshme piramidale dhe trazirave politike-sociale që përcollën këtë kolaps. Disa faktorë të kombinuar si, papunësia, pasiguria, varfëria, përkeqësimet e përgjithshme ekonomike bënë që afro 100 mijë njerëz të largoheshin brenda pak muajve; së fundi, që nga viti 1998 ka pasur një përmirësim të dora-dorshëm të kushteve politiko-ekonomike-sociale; këto së bashku me disa politika të favorshme të kohës të dy shteteve fqinje, Itali dhe Greqi bënë që të rriteshin flukset e emigrimit të ligjshëm dhe të uleshin ato të paligjshme.
Sipas regjistrimit të popullsisë kryer nga INSTAT, në vitin 2001 popullsia shqiptare është 3,07 milion banorë dhe, nëse nuk do të kishte migracion, kjo shifër do të ishte 3,78 milion. Diferenca ndërmjet këtyre dy shifrave është numri i përafërt i emigrantëve, pra 710 000 persona nga të cilët 390 000 meshkuj dhe 320 000 femra.
- Emigracioni masiv që karakterizon periudhën post-komuniste filloi në korrik të vitit 1990, kur mbi 5 mijë persona hynë në ambasadat e Italisë, Gjermanisë dhe Francës për t’u larguar nga vendi.
- Në fund të vitit 1990, mbi 20 mijë shtetas shqiptarë u larguan nga vendi në rrugë tokësore për në Greqi ku kërkuan azil politik.
- Në mars të vitit 1991, një numër i madh shtetasish shqiptarë hynë në portin e Durrësit, më i madhi në vend. Pasi morën kontrollin e disa anijeve të flotës detare tregtare, i drejtuan ato për të zbarkuar në portet e Italisë Jugore. E njëjta situatë u përsërit pak muaj më vonë, në gusht, kur rreth 18 mijë vetë, pasi morën nën kontroll disa anije, zbarkuan në brigjet e Italisë. Emigracioni i paligjshëm u rrit ndjeshëm gjatë viteve të mëvonshme.
- Emigracioni pësoi një ulje gjatë viteve 1992-1996. Arsyeja ishte atribut i përmirësimit të stabilitetit politik dhe situatës social-ekonomike. Në fund të vitit 1996 numri i shtetasve shqiptarë që jetonin jashtë vendit arriti në 350 mijë vetë. Fluksi i emigracionit u bë më masiv në vitin 1997, si pasojë e rënies së skemave piramidale dhe kaosit politik që shoqëroi këtë ngjarje.
Emigrantët shqiptarë, në përzgjedhjen racionale të vendeve të drejtimit kanë bashkëvepruar me ndërgjegje apo jo me disa faktorë. Ato do të ishin : afërsitë gjeografike, kulturore dhe gjuhësore, mbështetur edhe nga mundësitë e qasjes ligjore në këto vende. Në kujtesën kolektive të shqiptarëve, në emigrimin në vende drejtime të largëta, tradicionale, SHBA. Kanada, Australi, Argjentinë, Zelandë e Re, nga ku u rikthyen shumë pak shqiptarë, dukuria e “mërgimit” në kujtesën popullore, e sintetizuar me brengën dhe mallin bënë që shqiptarët të priren drejt emigrimit në vende të afërta apo fqinje. Sidoqoftë, volitë e vonshme për të gjetur punësim më të mirë, status ligjor dhe kushte socio-kulturore për vete dhe fëmijët i shtynë shqiptarët edhe më larg se këto vende.
Greqia, Italia dhe vendet e Evropës Perëndimore ishin ato kryesore të drejtimit, në harkun kohor 1992-96. Një parapëlqim më i hershëm për vende si Gjermania, Zvicra dhe vende të tjerë të Evropës Perëndimore u davarit dora-dorës, si shkak i politikave emigruese të tyre, gjithnjë dhe më shtrënguese. Pas vitit 1995, morën një rëndësi në mendjet e shqiptarëve vendet tradicionale të drejtimit, veçanërisht SHBA-ja dhe Kanadaja.
- Vala e parë emigruese: Periudha 1991-1992 ishte pasojë e një mjedisi destabilizues politik, social dhe ekonomik;
- Periudha 1992-1996 relativisht quhej e karakterizuar nga stabiliteti politik dhe progresi socio-ekonomik;
- Periudha dhjetor 1996 - prill 1997 ishte vala e tretë emigruese. (falimentimi i skemave piramidale);
- Periudha 1998-2002 dhe në vazhdim, Qeveritë shqiptare zbatuan dhe po zbatojnë një Program Kombëtar të Stabilizimit.
Emigrimi modern shqiptar dhe politikat institucionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në stadin aktual ne vuajmë nga mos grumbullimi i të dhënave statistikore për një sërë faktorësh dhe interpretimi dhe përpunimi i tyre bashkëkohor, kjo për mungesë të bazës së duhur ligjore, bashkërendimit institucional dhe resurset e duhura njerëzore dhe materiale në ministritë kryesore që trajtojnë dukurinë emigruese. Duke e pranuar këtë sfidë institucionet kane filluar të hedhin hapat e parë për krijimin e regjistrave përkatës. Kjo orvatje nuk është dhe nuk do të mbetet e vetmuar, në zbatim edhe të masave përkatëse për krijimin e regjistrit të emigrantëve dhe ndërhyrje të tjera në Regjistrin e Gjendjes Civile. Fillimi i zbatimit të sistemit të monitorim/bashkërendimit të Strategjisë Kombëtare të Migracionit dhe PKZSKM, përmes Njësisë në rolin drejtues të Drejtorisë së Politikave Emigruese, mes tjerave do ta ketë një prej parësive, duke ushtruar trysninë pozitive, duke përfshirë të gjitha institucionet përgjegjëse, sipas detyrave. Por statistikat nuk janë qëllim në vetvete. Ato do ta ndihmojnë në hartimin e politikave më të mira emigruese, në monitorimin e tyre të vazhdueshëm, përmirësimin pasues, etj. Po kështu, ato do të na ndihmojnë të kuptojmë shpejt cfarë duhet dhe çfarë po ndodh, duke i ndihmuar politikëbërësit dhe vendimarrësit të marrin qëndrime të informuara, lidhur me të gjithë aspektet e migrimit, migrimin e parregullt, migrimin për qëllime punësimi, mbrojtjen dhe integrimin e emigrantëve dhe jo vetëm.
Vendet e destinacionit dhe prania e emigrantëve shqiptarë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2003 në Greqi, sipas Raportit Vjetor të Komisionit Evropian mbi Statistikat e Migrimit, Azilit dhe Kthimeve, jetonin dhe punonin 434 810 shtetas shqiptarë.
Në vitin 2006 në Itali, sipas ISTAT-it dhe Zyrës Italiane të Statistikave, jetonin dhe punonin 348.813 shtetas shqiptarë.
Në vitin 2005 në SHBA, sipas Regjistrimit të Përgjithshëm të Popullsisë, jetonin dhe punonin 113.661 shtetas shqiptarë.
Në vitin 2005 në Mbretërinë e Bashkuar, sipas burimeve të MPÇSSHB, jetonin dhe punonin 50.000 shtetas shqiptarë. Në vitin 2001 në Kanada, sipas Regjistrimit të Përgjithshëm jetonin dhe punonin 14.935 shtetas shqiptarë. Në vitin 2002 në Gjermani, sipas Zyrës Federale të Statistikave, jetonin dhe punonin 11. 630 shtetas shqiptarë.
Statistikat kanë nevojë për rifreskim në data referimi, por edhe në interpretim, sipërmarrje e vështirë, por jo e pamundur për të cilën ka nisur punën Drejtoria e Politikave Migratore.