Emine Bulut
Emine Bulut ishte një grua turke, viktimë e femicidit pas një incidenti që përfundoi në vrasjen e saj nga bashkëshorti në prezencën e vajzës së tyre. Incidenti u regjistrua përmes një videoje dhe u shpërnda në rrjetet sociale. Në video viktima dëgjohet të thotë ”Nuk dua të vdes”.[1]
Incidenti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Emine Bulut u godit me thikë për vdekje nga bashkëshorti pranë një kafeneje në Kirikkale në 18 gusht. Gjatë dëshmisë në gjyq, vrasësi dhe njëkohësisht ish-bashkëshorti i Emine u shpreh ”Pasi më ofendoi teksa po diskutonim për kujdestarinë e fëmijës sonë, e godita me thikën që kisha marrë me vete”. Pas incidentit vrasësi u largua me taksi nga vendngjarja.[2]
Reagime nga zyrtarët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bulut gjeti vdekjen në spital. Kryebashkiaku i Stambollit reagoi për ngjarjen përmes një postimi në rrjetin Twitter ”Ne humbëm Emine Bulut për shkak të femicidit. Ne qëndrojmë në solidaritet me gratë dhe fëmijët në luftën kundër dhunës dhe do vijmë të rezistojmë”.[3]