Emine Oktrova
Emine Oktrova eshte nje psikologe shqiptare.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindi në 30 qershor 1935 në Krujë Studimet e para i ka kryer në shkollën 7-vjecare “Skëndërbeu” në Krujë. Studimet e mesme i ka kryer në shkollën Pedagogjike të Tiranës. Studimet e larta i ka kryer në Fakultetin e pedagogji-psikologjisë në Institutin Shtetëror Pedagogjik të Moskës në vitin 1954-1958.
Menjëherë pas mbarimit të studimeve u emërua pedagoge në Shkollën Pedagogjike të Tiranës . Aty ka dhënë pedagogji teorike dhe praktike si dhe psikologji.Pedagogjia praktike me nxënëset që studionin për mësuese zhvillohej në shkollën Ushtrimore (cikli i ulët), ndërsa pedagogjia teorike me nxënëset që studionin për edukatore në kopshtet ushtrimore. Në vitin 1962 paralelisht ka dhënë mësim dhe në Institutin e Lartë Pedagogjik dyvjeՕar të Tiranës. Në vitin 1964, pas martesës, u transferua në Shkollën Pedagogjike të Shkodrës, ku ka dhënë të njëjtat lëndë si në Tiranë, po ashtu ka ushtruar detyrën e n/drejtoreshës së shkollës për problemet mësimore dhe të përgatitjes profesionale të nxënësve.
Në vitet 1967-1968 e kthyer familjarisht përsëri në Tiranë u emërua inspektore-metodiste në Drejtorinë e Studimeve dhe të Botimeve Shkollore pranë Ministrisë të Arsimit. Kjo drejtori udhëhiqte punën mësimore-edukative të gjithë sistemit arsimor parauniversitar që nga kopshtet e deri te shkollat e mesme të përgjithshme dhe profesionale. Aty kryheshin studime për problemet e punës mësimore-edukative, përgatiteshin programet dhe miratoheshin tekstet e mjetet mësimore-didaktike. Në ato dy vjet të punës atje ishte pjesëmarrëse e disa studimeve të rëndësishme për pergatitjen e programeve për kopshtet, ciklin e ulët, për pranimin e fëmijëve në shkollë në moshën gjashtë vjecare, në organizimin e vëzhgimeve të drejtëpërdrejta në procesin mësimor-edukativ në shkollat dhe kopshtet e gjithë vëndit, në organizimin e formave të ndryshme të kualifikimit për mësuesit dhe edukatoret etj.
Në fund të vitit 1968-1974 u emërua pedagoge e psikologjisë dhe e pedagogjisë në Universitetin e Tiranës: Fakultetet e Histori-Filologjisë dhe të Shkencave të Natyrës. Në ato vite ka zhvilluar lëndën e psikologjisë dhe në Institutin e Lartë të Kulturës Fizike.
Nga viti 1974-1990 ka punuar në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor si redaktore e përmbajtjes për botimet pedagogjike, psikologjike dhe metodike për shkollat pedagogjike, për mësuesit e shkollës 8-vjecare dhe edukatoret e kopshteve, po ashtu redaktore për mjetet mësimore dhe lodrat për kopshtet e fëmijëve. Gjatë viteve 1974-1990 ka qenë dhe anëtare e Arkivit Parashkollor pranë Ministrisë së Arsimit. Ky arkiv përbëhej nga specialistë për problemet e edukimit në këtë cikël (mjeku pediatër,higjenisti,piktori dhe krijuesi i lodrave, inspektori për kopshtet dhe ekonomisti i Ministrisë, edukatore dhe znj. Oktrova si psikologe). Ai shqyrtonte të gjitha problemet e punës edukative-mësimore në kopsht, miratonte programet, botimet, mjetet didaktike dhe lodrat, drejtimet e kualifikimit të edukatoreve e deri te inventari i kopshteve.
Në kuadrin e këtij arkivi ka qenë anëtarja kryesore e grupit të punës për ribotimin dhe përmirësimin e “Programit të edukimit për kopshtet” gjatë viteve 1974-1988.
Si psikologe ka përditësuar të dhënat e zhvillimit psikik të fëmijëve me të dhënat e shkencës së psikologjisë. Duke qënë në anën e teorive humaniste të zhvillimit të personalitetit, ka demostruar respekt të personalitetit të fëmijës që në foshnjëri. Për këtë ka luftuar që në program të mund të shtoheshin forma pune që zhvillojnë aktivitetin dhe vetëveprimin e fëmijëve dhe për të pakësuar ndërhyrjen me tepri të të rriturve (edukatoreve) e cila dhunonte zhvillimin e natyrshëm të personalitetit të tyre. Ka luftuar për shtimin e lojrave të ndryshme në program dhe mbas shumë përpjekjesh arriti të përfshinte në të autorë të shquar të letërsisë botërore për fëmijë, si : Andersen dhe Lev Tolstoi.
Në të gjitha vendet e punës ku ka qenë i është dashur të kryejë studime dhe hulumtime, të cilat përvijuan dhe interesat studimore dhe botuese si bashkautore dhe autore e 11 botimeve, autore, projektuese dhe drejtuese e punës së piktorëve të Shtëpisë Botuese në përgatitjen e qindra mjeteve didaktike, ilustrimeve të pjesëve letrare të përfshirë në program, gjithashtu dhe të shumë lodrave për parashkollorët.
Botimet/bashkautore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Psikologjia parashkollore për shkollat pedagogjike, 1972-1990
- Psikologjia për Institutin e Lartë të Kulturës Fizike, 1973
- Pedagogjia parashkollore për shkollat pedagogjike, 1985
- Lojra didaktike për grupin I të kopshtit të fëmijëve, 1989
- Lojra didaktike për grupin II,III të kopshtit të fëmijëve, 1989
- Programi i edukimit në kopshtin e fëmijëve (disa ribotime të përmirsuara), 1974-1989.
Botimet/autore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Parashkollorët dhe familja
- Ushtrime dhe detyra për pedagogjinë parashkollore 1986
- “Mendoj,luaj dhe mësoj” për fëmijët 3-4 vjec, 2004
- “Mendoj,luaj dhe mësoj” për fëmijët 5-6 vjec, 2005
- “Me syrin e një nëne” (për edukimin në familje), 2009
Botime në shtypin periodik (gazeta,revista buletine ) dhe biseda për edukimin e fëmijëve dhe të moshave të ndryshme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Tri kumtesa në tri Konferencat Kombëtare Pedagogjike (1969-1975)
- Kumtesa e referate të mbajtura në seminare zonale të vëndit dhe në ministri për kopshtet (1968-1989).
- Artikuj në gazetën “Mësuesi” për problem të edukimit dhe dy artikuj nga përvoja e kopshteve në Republikën Federale Gjermane (1970-1995), dy artikuj në revistën “Mësuesi” (2011).
- Artikuj dhe studime në buletinin e Institutit të Studimeve pedagogjike gjatë viteve 1970-1988.
- Artikuj për edukimin në revistën “Shqiptarja e re”, ku isha anëtare e kolegjumit për rubrikën e edukimit (1974-1988)
- Tre artikuj me lojra për parashkollorët në buletinin e Institutit të kurikulave dhe Standarteve “Edukimi parashkollor” nr. 5,7,8 (vitet 2004-2005).
- Katër artikuj studimor në buletinin e Institutit të kurikulave e satandarteve “Probleme psikologjike dhe sociale” nr. 6,7,9,10 (2004,2005,2006,2007).
- Biseda për edukimin e fëmijëve në Radio Tirana, me mësues në shkolla, ndërmarrje dhe me nënat në lagje.
- Leksion për zhvillimin e arsimit parashkollor dhe fillor në vëndin tonë me studentet për edukatore dhe mësuese.