Enciklopedi Jug-Shqiptare I (A-H)
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. Ndihmoni që faqet e tjera me temë të ngjashme të lidhen me të. (Data: shtator 2012) |
Enciklopedi Jug-Shqiptare I (A-H) me Autor Ibrahim D. Hoxha. Viti i botimit 2006, me 860 faqe.
Enciklopedia është e pajisur me 2 harta: njëra e Çamërisë dhe tjetra e Çamëri-Mollosisë, një skicë topografike dhe 228 fotografi të ndryshme. Në libër përshkruhen krahinat dhe ngjarjet që prej lashtësisë më të hershme e deri në ditët e sotme. Mbështetur në qindra e qindra dokumente, vihet në dukje se që stërgjyshërit më të hershëm të shqiptarëve të sotme ishin të vetmit zotërues të vendit deri edhe në Gjirit; në vijim tregohen tkurrjet, rishtrirjet dhe shkaqet përkatëse. Theksohet kufiri kombëtar shqiptaro-grek që qindra e qindra vjet para themelimit të kombeve, pra që 2200-2300 vjet më parë. Flitet për mbretëritë dhe principatat e para shqiptare në jugun shqiptar dhe rolin e peshën e tyre në histori. Flitet për pushtimet e huaja dhe qëndresën e vendësve; flitet gjerësisht mbi kryengritjet e shpeshta kundër çdo pushtuesi. Flitet një për një gjerësisht për tërë shoqëritë kombëtare e kulturore shqiptare brenda dhe jashtë vendit: ato të para e pas Pavarësisë, për organet e shtypit dhe shkollat që të kohës së Ali P. Tepelenës e deri në ato të disa viteve pas 1945-s. Flitet për prijës e atdhetarë të tjerë, si të famshmit hoxhë HasanTahsin efendiu, Hasan aga Çapari, Abedin pasha Dinua, Dora d’ Istria etj. etj.; për krerë çetash si Muharrem Rushiti, Daut Hoxha etj. Në nënzërat brenda zërit Çamëria, përshkruhet gjithçka ka të bëjë me atë pjesë shqiptare: me relievin, me klimën, me ekonominë e të gjitha degëve e mbi të gjitha për veprimtarinë kombëtare të çamërve. Në zëra të veçantë flitet edhe për atdhetarë të ndryshëm, sidomos për ata –kryesisht mësuesit- që kanë vepruar në Çamëri e qarkun e Gjirokastrës apo që veprimtaria e tyre lidhet me Çamërinë, si: Gani e Sali Butka, Harrillë Bakalli, Idriz Guri, Demo Emini, Dino Çiçua, Ismail Kaso Dhëmblani, Rauf Ficua etj. Flitet, gjithashtu, për intelektualë të shquar me prejardhje nga Çamëria, si Kolë Hidhromenua etj. Vend veçanërisht të gjerë zënë shqiptarët që grekërit i quajnë “arvanìtë”; përshkruhet veprimtaria e tërë krerëve të shquar kryengritës e ushtarakë, si Andrucua (Verrùshi), Bubulina, Konduriti, Kriezóti, Pangallo, Saqellari etj. Përshkruhet veprimtaria e intelektualëve arvanitë si Aleko Frëngu, Anastas Kulluriti, Aristidh Kola, Dhimitër Vulgari, Gjergj Dhriva, Jorgo Marruka, Panajot Kupitori, Petro Furriku etj. Flitet për këngëtarë të dalluar, si Aleko Dhimua dhe grupe artistike atikase, moraite etj.