Entela Komnino

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Entela Komnino ka lindur në Tiranë më 17 prill 1968. Ka studiuar piano dhe histori arti në Liceun Artistik Tiranë (1982-1986), e më pas, Gjuhë- letërsi në Fakultetin Histori- Filologji të Universitetit të Tiranës (1987-1991), ku është diplomuar me punimin shkencor ‘Proza e shkurtër e Faik Konicës’. Në vitin 1994-1995 ka kryer studime pasuniversitare, retorikë e gazetari televizive në universitetin e Tuebingenit, Gjermani. Punon gazetare që nga viti 1992, në programin Satelit Mirëdita RTSH, Gazeta ‘Rilindja’ e Kosovës (1992-1993), dhe që nga viti 1995 punon pa ndërprerje gazetare në Departamentin e aktualitetit RTSH. Në vitin 1997 ka botuar librin ’30 minutat e darkës ‘20’ mbi historikun e lajmit televiziv në Shqipëri që nga fillimet e tij. Është doktore shkencash në letërsi me punimin ‘Kodi retorik në publicistikën e Fan Nolit’.