Jump to content

Hormonet tretës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Enterogastroni)

Hormonet tretëse janë hormone që i tajisin qelizat e lukthit dhe të zorrëve. Ato pasi të derdhen në gjak stimulojnë sekretimin e lëngjeve tretëse. Kryesisht janë polipeptide të përbëra nga dhjetëra aminoacide. Hormonet më të rëndësishme tretëse janë : gastrina, sekretina, kolecistokinina, pankreozimina, enterokrinina dhe enterogastroni.

Gastrina (gasrosekretina) është hormon indor, të cilin e sekreton mukoza e lukthit. Pasi të resorbohet dhe të bartet përmes gjakut, stimulon sekretimin e lëngut të lukthit. Pra, gastrina e shpreh ndikimin e saj në vendin e krijimit. Sipas strukturës kimike është polipeptid, i ndërruar prej 17 aminoacideve. Tajimin e gastrinës në mukozën e lukthit e nxit histamina dhe acetilkolina. Gastrina i stimulon qelizat e mukozës së lukthit që ta sistetizojnë dhe tajojnë HCL-in. Ajo nuk ka ndikim në biosintezën dhe sekretimin e enzimeve të mukozës së lukthit.

Sektretina është hormon indor i mukozës së zorrës dymbëdhjetëgishtore, i cili aktivizohet dhe lirohet nën ndikimin e acidetiti të lukthit. Përmes gjakut bartet tek pankreasi, ku e stimulon sekretimin e një sasie të madhe të lëngut pankreatik. Sipas strukturës kimike është polipeptid i ndërtuar prej 24 aminoacideve. E stimulon edhe sekretimin e vrerit, kurse e inhibon atë të gastrinës.

Lirohet nga qelizat e mukozës së duodenumit nën ndikimin e yndyrnave, acideve dhe produkteve të zbërthimit të proteinave. Sipas strukturës kimike është polipeptid i ndërtuar prej 33 aminoacidesh. Funksioni i saj kryesor është stimulimi me rrugë humorale i zvogëlimit të fshikës së tëmthit me të shkaktohet kalimi i vrarit nga fshika e tëmthit në zorrë. Pra, nën ndikimin e kolecistokininës stimulohet kontraktimi i fshikës së tëmthit dhe kailimi i vrerit nga fshika në zorrë.

Është hormon indor, i cili krijohet në zorrë të hollë. Stimulon biosintezën dhe tajimin e enzimeve në qelizat e pankreasit ekzokrin. Këto enzime janë: amilaza, tripsina, kimiotripsina, lipaza etj. Lëngu pnkreatik, i cili tajohet pas veprimit të pankreoziminës, është i pasur me enzima. Pankreozimina sipas strukturës është polipeptid i ndprtuar prej 33 aminoacideve.

Enterokrinina është hormon, i cili krijohet në qelizat e zorrëve. Është polipeptid. Nën ndikimin e tij stimulohet sektretimi i lëngut të zorrëve.

Krijohet në zorrën e hollë. Pas resorbimit përmes gjakut, arrin në lukth, ku e shpreh ndikimin e vet. Ai krijohet në qelizat e mukozës së zorrëve atëherë, kur peristaltikë dhe ndikon në zvogëlimin e acidit klorhidrik HCL.