Enver Faja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Enver Faja (6 prill 1934 - 5 tetor 2011) arkitekt i njohur, njihet si një bashkëprojektues në disa vepra të mëdha si Galeria e Arteve, Qyteti Studenti dhe Muzeu Historik Kombëtar. Gjatë karrierës së tij, ai ka qenë i njohur edhe në fushën e diplomacisë. Për disa vjet ka drejtuar ambasadën tonë në Poloni. Enver Faja, kohët e fundit ishte i përfshirë edhe në debatin duke dhënë mendimin e tij kundër prishjes së Piramidës. U nda nga jeta më 5 tetor 2011, në Strasburg të Francës, në moshën 77 vjeçare.