Epiri, një histori pellazgo - shqiptare
Epiri, një histori pellazgo - shqiptare. Gjinia: Histori. Autori: Besnik Imeri. Shtëpia botuese: "Naimi". Viti i botimit 2012. Faqet e librit 320. ISBN 978-9928-109-34-7
Mbi librin
Po bëhen gati 100 vjet që fqinjët jugorë të shqiptarëve, grekët, mëtojnë botërisht Epirin e Veriut, të ashtuquajturin Vorio – Epir, i cili gjoja padrejtësisht iu qenka marrë nga shqiptarët. Pasi morën në vitin 1878 Toskërinë e Jugut dhe në vitin 1913 Toskërinë e Mesme, projekti grek synon krejt Epirin, duke kërkuar edhe Toskërinë e Veriut me pretekstin e pronës së trashëguar nga "stërgjyshërit" duke mënjanuar trashëgimtarët e rendit të parë, e për më tepër dhe nga linja e babait, shqiptarët.
Prej Epirit kanë dalë pothuajse të gjitha mitet dhe legjendat e antikitetit, përfshi këtu edhe kryeveprat botërore "Iliada" dhe "Odiseja". Mbi këto është ndërtuar e gjithë ideologjia e helenizmit për 2500 vjet rrjesht; ndërkohë që ka rreth 300 vjet që po ngre kokë dhe fuqizohet edhe pellazgologjia, e cila po i tregon qytetërimit të sotëm se qytetërimi pellazg është shtrati mbi të cilin u ngrit qytetërimi grek dhe më pas ai romak.