Episodet e Anubis (sezoni i pare)
Nr. | Titulli | Data |
---|---|---|
1 | House of Secrets/House of Attitude | 1 janar 2011 |
2 | House of the Black Bird/House of Dares/House of Lies | 1 janar 2011 |
3 | House of Locks/House of Eyes | 2 janar 2011 |
4 | House of Agendas/House of Keys | 2 janar 2011 |
5 | House of Discovery/House of Hyper | 10 janar 2011 |
6 | House of Cheats/House of Rumors | 11 janar 2011 |
7 | House of Intruders/House of Proof | 12 janar 2011 |
8 | House of Confrontation/House of Alarms | 13 janar 2011 |
9 | House of Flames/House of Passages | 14 janar 2011 |
10 | House of Kidnap/House of Cat-Nap | 18 janar 2011 |
11 | House of Cameras/House of Numbers | 19 janar 2011 |
12 | House of Scares/House of Fakers | 20 janar 2011 |
13 | House of Identity/House of Emergency | 21 janar 2011 |
14 | House of Reunion/House of Memories | 24 janar 2011 |
15 | House of Drama/House of Codes | 25 janar 2011 |
16 | House of Risk/House of Thieves | 26 janar 2011 |
17 | House of Hazard/House of Charades | 27 janar 2011 |
18 | House of Rendezvous/House of Rescue | 31 janar 2011 |
19 | House of Arrest/House of Hoax | 1 shkurt 2011 |
20 | House of Time/House of Aliens | 2 shkurt 2011 |
21 | House of Masks/House of Pursuit | 3 shkurt 2011 |
22 | House of Yesterday/House of Victory | 4 shkurt 2011 |
23 | House of Bribes/House of Venom | 14 shkurt 2011 |
24 | House of Stars/House of Harsh | 15 shkurt 2011 |
25 | House of Lights/House of Allegiance | 16 shkurt 2011 |
26 | House of Pests/House of Betrayal | 17 shkurt 2011 |
27 | House of Reservations/House of Heavy | 18 shkurt 2011 |
28 | House of Hush/House of Spies | 19 shkurt 2011 |
29 | House of Sting/House of Never/House of Forever | 19 shkurt 2011 |
Përmbajtja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]House of Secrets/House of Attitude - Shtëpia e Sekreteve/Shtëpia e qëndrimeve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nina Martin, një adoleshente amerikane, arrin në shkollën Anubis dhe kupton se aty ka shumë gjëra miseterioze. Ajo takon shoqen e saj të dhomës, Patrisian, dhe përpiqet të bëjë të pamundurën për të. Gjithsesi, një nga nxënëset e quajtur Xhoi, zhduket papritur ditën kur Nina vjen. Patrisia bën shumë përpjekje për ta ditur zhdukjen e Xhoit, e përqëndruar vetëm tek Nina. Patrisia bëhet shumë nervoze kur sheh që në pasqyrë shkruhet "Më ndihmo! - Xhoi"; gjithsesi, kjo doli që ishte një shaka kur Patrisia pyet Alfin dhe bën një premtim fals.
House of the Black Bird/House of Dares/House of Lies - Shtëpia e Zogut të Zi/Shtëpia e guximeve/Shtëpia e gënjeshtrave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Jeta e Ninës bëhet akoma më misterioze kur ajo takon një grua të moshuar e cila i thotë të gjejë thesarin që është në shtëpi dhe ta fshehë. Gjithashtu, ajo i jep një medalion në formën e një syri. Patrisia e pyet zotin Suit - drejtorin e shkollës - për zhdukjen e Xhoit dhe nuk merr vesh asgjë. Kjo bëhet më misterioze kur në foton e shkollës, Xhoin e kanë fshirë. Amberi bëhet xheloze për shoqen e saj të dhomës, Marën, sepse ajo po ndihmon të dashurin e Amberit, Miku, me detyrat e shtëpisë. Miku i jep Marës një kopje të njëjtë byzylyku që ia kishte dhënë edhe Amberit. Amberi do që ta bëjë xheloz Mikun, prandaj puth Alfin në sytë e tij. Pasi kjo mbaron, Patrisia mbledh të gjithë studentët për një ceremoni pafajësie për Ninën. Pjesa e parë është që Nina të vjedhë çelësin e papafingos nga zyra e Viktorit. Nina ngjitet në papafingo dhe Patrisia e kyç atë. Patrisia e pyet Ninën për zhdukjen e Xhoit, por Nina nuk di asgjë për të. Më pas, të gjithë ikin sepse vjen Viktori. Sapo largohen, Viktori ngjitet në papafingo dhe Nina është në rrezik.
House of Locks/House of Eyes - Shtëpia e kyçeve/Shtëpia e Syve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fabiani dhe Amberi e pyesin Patrisian se nga e çoi çelësin dhe ajo iu thotë se e hodhi nga dritarja. Ndërkohë, në papafingo Nina padashur hap një derë të fshehtë me medalionin, por atje sheh një palë sy të frikshëm që i shkaktojnë frikë. Në fund, ajo përdor një karficë flokësh për të hapur derën e papafingos. Ajo e mbaron me sukses ceremoninë e pafajësisë dhe më pas i tregon Fabianit se çfarë kishte ndodhur në papafingo. Ditën tjetër, kur po shkonin në shkollë, Fabiani dhe Nina, gjetën çelësin e papafingos që kishte rënë nga dritarja. Nina tha që ta mbanin për më vonë. Patrisia dëgjon disa pjestarë të stafit të shkollës që flisnin për zhdukjen e Xhoit. Patrisia i kërkon ndihmë Marës për të hyrë në zyrën e zotit Suit dhe të vjedhë dosjen e Xhoit. Kur të gjihtë kthehen në shtëpi, Viktori ia u merr çantat për t'i hetuar. Nina dhe Fabiani ngjiten në papafingo dhe hapin derën sekrete. Pas derës fshiheshin sytë, të cilët ishin pjesë e një pikture.
House of Agendas/House of Keys - Shtëpia e axhendave/Shtëpia e çelësave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fabiani dhe Nina zbulojnë domethënien e shkronjave egjiptiane mbrapa pikturës së vjetër. Ata zbulojnë se thesari ndodhet në shkallën e tetë. Në shkallën e tetë ata zbulojnë një çelës. Fabiani zbulon planin e Xheromit për Amberin dhe ia thotë Mikut. Miku dhe Amberi lidhen përsëri bashkë dhe i ftojnë të gjithë në festën e tyre.
House of Discovery/House of Hyper - Shtëpia e zbulimeve/Shtëpia e tepërt
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viktori vendos një pupël mbi derën e papafingos, dhe kur Nina dhe Fabiani hynë atje për të gjetur një cilindër, Viktori e di se dikush ka hyrë atje. Mara i thotë Patrisias për pëlqimin e saj mbi Mikun. Amberi dëgjoi gjithçka që thanë, prandaj ajo vendos që të ndërrojë dhomën nga Mara dhe të shkojë tek Nina. Nina dhe Fabiani e çojnë cilindrin tek xhaxhai i Fabianit i cili ka një dyqan sendesh të vjetra, dhe zbulon për një gramofon. Fabiani thotë se i kujtohet gramofoni në papafingo. Patrisia dëgjon policin - ai që denoncoi zhdukjen e Xhoit - që po fliste me Viktorin dhe kupton se të gjithë janë pjesë e zhdukjes së Xhoit.
House of Cheats/House of Rumors - Shtëpia e hileve/Shtëpia e thashethemeve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mara kopjon në testimin e frëngjishtes për Mikun dhe Xheromi e sheh. Ai i bën shantazh dhe i thotë që të bëjë punët e shtëpisë që ka ai dhe Alfi. Patrisia sheh dikë shumë të çuditshëm dhe i thotë profesorit të aktrimit, zotit Xhejzon Uinkler, i cili i thotë se do ta ndihmojë për të kuptuar zhdukjen e Xhoit. Nina dhe Fabiani ngjiten në papafingo dhe gramofoni bën shumë zhurmë, prandaj ata largohen. Amberi e kap Ninën në banjë duke shqyrtuar cilindrin që ka gjetur. Prandaj Nina është e detyruar t'ia thotë Amberit të gjitha.
House of Intruders/House of Proof - Shtëpia e të bezdisshmëve/Shtëpia e provave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Miku e kupton se Mara ka kopjuar për testimin e tij dhe zihet me të. Amberi zbulon një mesazh sekret prapa letrës së murit ku shkruhej "Ndihmë, Sara Frobisher-Smaith". Nina, Fabiani dhe Amberi e regjistrojnë gramofonin në një MP3 Player. Vajza që flet në gramofon flet për një vdekje. Më vonë, fëmijët zbulojnë se ajo është Sara. Amberi zgjedh emrin e grupit Sibuna (Anubis nga mbrapa). Ata bëjnë një ritual në pyll ku secili duhet të sakrifikojë diçka.
House of Confrontation/House of Alarms - Shtëpia e ballafaqimeve/Shtëpia e alarmeve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Patrisia takon përsëri "fantzmën" e saj në pyll. Ai i thotë se është hetues privat me emrin Dr. Rene Zeldman dhe do ta ndihmojë të gjejë Xhoin. Miku ndahet nga Amberi sepse ajo nuk del shpesh me të. Hetimet e Xhejzonit e çojnë atë tek Viktori, i cili e thërret atë si një zëvendës. Pasi Alfi dhe Xheromi inçizojnë mbi MP3-shin, Sibunës i duhet përsëri të inçizojë gramofonin. Në papafingo, Amberi zgjidh pjesën e parë të pazëllit të gjëegjëzës. Patrisia takon Dr. Zeldman dhe diskutojnë për planet e tij mbi gjetjen e Xhoit (Këtu zbulohet emri i vërtetë i Zeldmanit, ai quhej Rufus Zeno). Patrisia duhet të gjejë Syrin e Horus-it, të cilin e ka Nina. Grupi fillon të zbulojë gjëegjëzën tjetër, kur në mes të ditës dielli refekton mbi shandanin dhe hapet një pjesë sekrete në mur. Miku i kërkon falje Amberit që u soll aq i pasjellshëm. Sibuna dëgjon një zë të përafërt me atë të Viktorit në regjistrime.
House of Flames/House of Passages - Shtëpia e flakëve/Shtëpia e kalimeve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Patrisia merr vesh se Nina ka Syrin e Horus-it dhe ia thotë Rufusit. Sibuna hap pazëllin tjetër që të gjejë gjëegjëzën tjetër. Duket se ajo i afrohet një oxhaku, prandaj Sibuna heton të gjitha stufat dhe oxhakët e shtëpisë. Ndërkohë, mësuesit po bëjnë një ritual në bodrum. Nina zbulon se kush është oxhaku dhe ai mund të hapet me medalionin e saj. Ata kalojnë përmes oxhakut dhe dalin në bodrum. Mësuesit ia marrin telefonin Patrisias dhe zbulojnë se ajo është në kontakt me Rufus Zenon, ose siç e quajnë ata ndryshe "Tradhëtari". Në bodrum Sibuna zbulon gjëegjëzën e rradhës, një unazë ku në të shkruhet diçka. Kur ata po e hetonin unazën, Viktori zbret poshtë dhe ata fshihen në një dollap të vogël. Prej andej, shohin Viktorin që pi një lëng që të jep jetë.
House of Kidnap/House of Cat-Nap - Shtëpia e rrëmbimeve/Shtëpia e maceve të rrëmbyera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Amberi dhe Nina gjejnë një mace që është arratisur nga bodrumi. Amberi bën sikur është e sëmurë që të rrijë me macen. Por, macja largohet kur Amberi është duke fjetur. Patrisia i thotë Ninës që medalionin t'ia japë Rufusit, por sapo ato arrijnë tek vendi ku do të takoheshin, shohin Viktorin që e fut Rufusin në një makinë. Sibuna i rikthehet mendimit se Viktori është duke pirë lëngun e jetës, që ta mbajë gjallë akoma. Pas disa provash se në bodrum po bëhen eksperimente, Sibuna i kthehet Trudit për ndihmë dhe ajo i kërkon Viktorit që ta hapë derën e bodrumit. Dhe në atë çast ndodh më e keqja: Viktori pushon nga puna Trudin.