Jump to content

Epopeja e Ballit Kombëtar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Epopeja e Ballit Kombëtar është një poemë e gjatë e krijuar nga shkrimtari Shefqet Musarajt, ku ndërthuren sarkazma e hollë qesëndisëse e autorit dhe përshkrimi i personaliteteve të Ballit Kombëtar nga poeti i veteshpallur komunist Shefqet Musaraj.

Në vargjet e këtij poemë me elemente të theksuara rrealiste, vihen në lojë krerët e Ballit, për qëndrimet e tyre kuislinge në kohë lufte. Midis të tjerash ironizohet edhe kreu i kësaj organizate patriotike Mit'hat Frashëri, i cili paraqitet si njeri mondan, aristokrat e mendjemadh, një përshkrim ky shumë rrealist. Në vargjet e poemit, Musraj kështu parodizon veshjet e jashtme të ballistëve :

Jaka të ngrira,
bastun e ombrella,
pantofla, gante,
pixhame e kapella.

Poema ironizon pëmes sarkazmës ndaj Ballit komëtar, të gjithë qëndrimet oportuniste të kuislingëve dhe oportunistëve. Poema shquhet per nje gjuhe popullore dhe te kuptueshme dhe morri statusin e parodive te rrecituara si psh:

’’U ngritën plehrat nga fundi i tokës,’’
’’u ngritën këmbët, i ranë kokës.’’