Monsunet

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Erërat Monsune)


Monsunet janë erëra periodike. Këto erëra me periudhë vjetore fryjnë një gjysmë viti prej oqeanit kah toka,kurse në gjysmën tjetër të vitit anasjelltas, d.m.th. prej tokës kah oqeani. Monsunet përfshijnë hapësira të mëdha të tokës dhe të oqeanit, d.m.th. ato formohen ku sipërfaqet e mëdha ujore kufizohen me sipërfaqe të mëdha të tokës. Monsunet fryjnë dimrit prej tokës kah oqeani,sepse dimrit toka është më e ftohtë se oqeani dhe mbi tokë ekziston shtypje ajrore më e madhe, kështu që gradienti horizontal i shtypjes ajrore është i drejtuar prej oqeanit kah toka, për këtë erërat fryjnë prej oqeanit kah toka.

Meqë masat ajrore gjatë këtyre rrymave kalojnë hapësira të konsiderueshme, si në thellësi të tokës, ashtu edhe mbi oqeane, në drejtimin e monsuneve ndikon edhe fuqia e deviacionit. Monsunet ne hemisferën veriore devijojnë prej drejtimit të parë të tyre djathtas, kurse në hemisferën jugore kthehen majtas.

Monsunet formohen në brigjet të disa oqeaneve, si të hemisferës jugore, edhe të asaj veriore. monsunet më shprehëse formohen mbi Oqeanin Indian dhe pjesën jugore të Azisë. Ato në kohën e verës vijnë deri teHimalajet, kurse gjatë dimrit nisen prej Himalajeve. Lartësia e ndikimit të tyre është rreth 3 deri 4 km. Monsuni i cili vjen prej oqeanit, verës është i lagshtë dhe në Indi shkakton sasi të mëdha të reshurash.

Erërat monsune janë të zhvilluara dobët në zonat e ekuatorit, ku kemi oscilim të madh ditor, të temperaturës, por oscilimi vjetor është i vogël, si i temperaturës, ashtu edhe i shtypjes së ajrit. Për formimin e erërave monsune janë më të përshtatshme gjerësitë gjeografike më të mëdha , sidomos atje ku nuk ka erëra të forta të përhershme, sikurse janë brezet e gjerësive subtropike, d.m.th., kufiri ndërmjet erërave pasate dhe perendimore. Oqeani Indian është shumë i përshtatshëm për formimin e erërave monsune për arsye se është i rrethuar me tokë kah perëndimi, veriu dhe verilindja.

Shih edhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]