Era diellore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fleta rrymore heliosferike rezulton nga ndikimi i rrotullimi të fushës magnetike të Diellit në plazma në erë diellore.

Era diellore është një lumë plazmash i çliruar nga atmosfera e sipërme e Diellit. Ajo konsiston në elektrone dhe protone me energji zakonisht në mes 1.5 dhe 10 keV. Lumi i grimcave ndryshon në densitet, temperaturë dhe shpejtësi në kohë dhe në gjatësi diellore. Këto grimca mund të ikin nga graviteti i Diellit për shkak të energjisë së lartë, nga temperatura e lartë e koronës dhe fenomeneve magnetike, elektrike dhe elektromagnike në të.

Era diellore rrjedh me shpejtësi supersonike në distanca të mëdha, duke mbushur një regjion të njohur si heliosferë, një vëllim i madh i ngjashëm me flluskë i rrethuar nga mjedisi ndëryjor. Fenomene të tjera të ngjashme përfshijnë aurorat (dritat veriore dhe jugore), bishtat plazmatik të komentave që gjithmonë tregojnë tutje nga Dielli, dhe suhitë gjeomagnetike që mund të ndryshojnë drejtimin e vijave të fushës magnetike dhe krijojnë rryma të forta në rrjeta të fuqishme në Tokë.