Era s'fryn si më parë
Appearance
Era s'fryn si më parë poezi, Autori: Qazim Muska. Botuesi: "Toena". Faqet e librit 168.
Tingulli dhe imazhi në poezinë e Qazim Muskës janë pjesë e poezisë së tij, të cilat konvertojnë brenda njëra-tjetrës. Ja si e hap librin autori, me një vjershë malli për vendlindjen e tij, Maliqin:
Te ti kemi lënë shpirtin - re që bredh e çmendur,/ Pas kemi marrë trupin - guaskë kërmilli./ Nëse ndodh që gjaku trazohet ndonjëherë,/ Nuk lotojnë sytë, por një degëz bliri.