Ervin Demo
Ervin Demo | |
|---|---|
| Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor | |
Titullar | |
| Në detyrë 19 shtator 2025 | |
| Kryeministri | Edi Rama |
| Paraprirë nga | Arbjan Mazniku |
| Deputet i Kuvendit të Shqipërisë | |
Titullar | |
| Në detyrë 12 shtator 2025 | |
| Njësia zgjedhore | Qarku i Beratit |
| Kryetar i Bashkisë Berat | |
| Në detyrë 30 qershor 2019 – mars 2025 | |
| Paraprirë nga | Petrit Sinaj |
| Pasuar nga | Ervin Ceca |
| Të dhëna vetjake | |
| U lind më | 28 maj 1982 (43 vjeç) Berat, Shqipëri |
| Nënshtetësia | Shqiptar |
| Partia politike | Partia Socialiste |
| Shkollimi | Universiteti “Westminster” Londër Universiteti “Kingston” Londër |
| Punësimi | Politikan, akademik |
Ervin Demo (lindur më 28 maj 1982 në Berat, Shqipëri) është politikan dhe akademik shqiptar. Që prej shtatorit 2025, ai ushtron detyrën e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor në Qeverinë e Shqipërisë.[1]
Ai gjithashtu është zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë për qarkun Berat në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.[2]
Edukimi dhe karriera Akademike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Demo ka përfunduar studimet universitare në Administrim Biznesi në University of Westminster (Londër) dhe master në Menaxhim dhe Marketing në Kingston University (Londër). Më pas ka ndjekur studime postdoktorale në Universitetin e Bolonjës në Itali në fushën e menaxhimit dhe zhvillimit akademik. Që nga viti 2004 ai është pedagog me kohë të plotë në Departamentin e Menaxhimit, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Midis viteve 2012–2016 shërbeu si zëvendësrektor në Universitetin e Tiranës.[3]
Karriera Politike dhe Publike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë 2017 - 2018 ai ka mbajtur postin e Zëvendësministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Në qershor 2019 u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Beratit, ku u angazhua në përmirësimin e shërbimeve publike, zhvillimin dhe transformimin urban të qytetit, forcimin e transparencës, nxitjen e pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje, si dhe zhvillimin e turizmit. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 ai fitoi mandatin e deputetit për qarkun Berat. Më 19 shtator 2025, ai u emërua Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor.[4][5][6][7][8][9][10][11]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ kryeministria.al https://kryeministria.al/ministrat/ervin-demo/. Marrë më 2025-09-26.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh|title=(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Ervin Demo - Partia Socialiste e Shqipërisë". Partia Socialiste e Shqipërisë - Partia Socialiste e Shqipërisë (në anglishte amerikane). 2024-09-10. Marrë më 2025-09-26.
- ↑ https://www.bksh.al/search/Ervin%20Demo/
- ↑ kryeministria.al https://kryeministria.al/ministrat/ervin-demo/. Marrë më 2025-09-26.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh|title=(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ http://portali.rda-korca.org/?q=groups/ervin-demo-kryetar-bashkie-ps-bashkia-berat/
- ↑ "PS ruan rezultatin në Berat dhe merr 5 mandate, PD vetëm 2. Të gjithë emra të rinj në Parlament". Panorama. Panorama.com.al. 20 maj 2025. Marrë më 22 maj 2025.
- ↑ "11 Maji, Ervin Demo në listë të sigurt, qytetin e Beratit e drejton Ervin Ceca deri në zgjedhjet e parakohshme - Shqiptarja.com". shqiptarja.com. Marrë më 2025-09-26.
- ↑ "Ish-kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Mazniku te Reforma Administrative Territoriale". top-channel.tv (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-09-26.
- ↑ "Ervin Demo zgjidhet ministër i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku kryetar i komisionit të reformës territoriale". Ora News. Marrë më 2025-09-26.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Për herë të katërt, Rama dhe ministrat betohen në Presidencë, marrin zyrtarisht detyrën! Kryeministri, përgjegjësi edhe për 'Diellën'". www.panorama.com.al. 2025-09-26. Marrë më 2025-09-26.
- ↑ "Ervin Demo: Tre arsyet pse vota e diasporës së Beratit është për PS". tiranapost.al. Marrë më 2025-09-26.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)