Erzen Shkololli
Appearance
Erzen Shkololli ka lindur në Pejë më 1976, është artist dhe kurator shqiptar, bashkëthemelues i Institutit të Artit Bashkëkohor EXIT në Pejë. Është një nga emrat kosovarë më në zë në arenën ndërkombëtare të arteve pamore. Ka qenë drejtor i Galerisë Kombëtare të Kosovës nga viti 2011 deri në vitin 2015. Erzen Shkololli emërohet drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve në Shqipëri në janar 2018.