Jump to content

Eshref Gjonça

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Eshref Zenel Gjonça u lind në Damës të Tepelenës më 28 qershor të vitit 1924. Antifashist që në Normalen e Elbasanit, luftëtar trim në Grupin e Parë të Kurveleshit dhe, më pas - në Brigadën XII Sulmuese Partizane. Mbas çlirimit: shef i seksionit të Arsimit, sekretar i Komitetit të Partisë, kryetar i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, drejtor i minierës së qymyrgurit në Memaliaj për dymbëdhjetë vjet dhe, së fundi - sekretar i Frontit Demokratik të rrethit të Tepelenës. Ndahet nga jeta më 4 mars 2007.