Estref Myftari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dr. Estref Myftari

Estref Myftari është ekspert kriminalist bashkëkohor. Dallohet për veprimtari praktike si ekspert i vendit te ngjarjes dhe i ekzaminimitkriminalistik, por ka shkruar dhe mjaft artikuj shkencore, punime monografike deri tek botimi themeltar i librit "Kriminalistika".

Biografia e Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Estref Myftari lindi më 25 prill 1942 në Skrapar. Arsimin e larte e përfundoi ne vitin 1970 ne Fakultetin e Drejtesise, Universiteti Shteteror Tiranë. Estref Myftari është një nga ekspertet e njohur të kriminalistikes shqiptare dhe gjithashtu te asaj bashkëkohore.

Pas perfundimit te studimeve ne Fakultetin e Drejtesise dhe specializimit në Laboratorin Qendror Kriminalistik, u emerua Ekspert Kriminalist dhe punoi ne kete Laborator deri ne vitet '80. Gjate ketyre viteve, krahas punes se ekspertit, u angazhua ne mesimdhenie per lenden e kriminalistikes dhe botoi disa artikuj shkencore.

Pas një dekade pune ekspert kriminalist , mbrojti gradën shkencore me teme Zbulimi i Falsifikimeve ne Dokumente, që u botua si monografi me te njëjtin titull me 1987. Ne vitet ’80 - ‘90 ka punuar për ngritjen e Laboratorit Kriminalistik te Hetuesisë se Përgjithshme, te cilin e drejtoi me sukses gjate një dhjetëvjeçari. Ne kete periudhe, pervec mjaft artikujve shkencore, boton monografine Keqyrja e Vendit te Ngjarjes me 1984, e cila per vlerat qe mbart është ribotuar e azhornuar me 1996 dhe 2008.

Në ne vitet ‘90 – 2000 u kthye përsëri ne Laboratorin Qendror Kriminalistik, për transformimin e te cilit ne Institut te Policisë Shkencore, ai ka dhëne një kontribut te pamohushem. Aktiviteti shkencor gjate ketij dhjetvjecari është materializuar ne ripunimin e azhornimin e mjaft metodikave shkencore si dhe botimin e me se 12 artikujve shkencore. Si nje pike kulmore ne veprimtarine e tij duhet vleresuar organizimi i "Konferenca IV Kombetare e Shkencave Ligjore" ne netor 1999.

Ne vitin 2001, Dr. Estref Myftari behet nismëtar, se bashku me një grup ekspertesh, për themelimin e Shoqatës Shqiptare te Shkencave Ligjore, kryetar i se cilës vazhdon te jete aktualisht(1). Te kesaj peridhe jane botimet e rendesishme Daktiloskopia ne vitin 2004, Ekzaminimi Shkencor i Dokumenteve ne vitin 2005 dhe Kriminalistika ne vitin 2008. Nderkohe, gjate ketyre viteve, nga Shoqata e Shekncave Ligjore jane organizuar mjaft smpoziume e aktivitete te tjera shkencore me eksperte te shkencave ligjore.

Ceshtje te rendesishme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nder ceshtjet me te spikatura te karieres se tij jane: rasti i vetvrasjes se Kryemniistrit Mehmet Shehu, ku ka argumentuar ne menyre shkencore e te padiskutueshme vetvrasjen me 1981 dhe; ekspertimi i doreshkrimit te Deklarates se Pavaresise, me 2007, ku ka provuar me argumente shkencore se ajo është shkruar nga Luigj Gurakuqi(1).

Botime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Këqyrja e vendit te ngjarjes, f. 196 - Tirane 1984, ribotim 1996, Botim i shtëpisë botuese “ALBAL”
  • Zbulimi i falsifikimeve ne dokumente - Tirane 1987, botim i shtëpisë botuese “M. Duri”
  • Daktiloskopia (bashkautor), f.88 - Tirane 2004, shtëpisë botuese “Geer” ISBN 99943-617-3-2
  • Ekzaminimi shkencor i dokumenteve, f. 227 - Tirane 2005, shtëpisë botuese “Geer” ISBN 99943-745-6-7
  • Kriminalistika , f. 424 - Tirane 2008, botim i “UFO Press, ISBN 978-99956-19-18-3
  • Mbi 40 artikuj shkencore ne revistat profesionale te kohes Shkenca dhe Jeta,Drejtesia, Tribuna Juridike, etj

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

(1) * Kriminalistika - Tirane 2008 (2) *Tribune Juridike Nr. 77(2) 2009 f.105 (3) * East Europe Report: No.2015 JRPS,page 1, maj 1982 - Estref Myftari "About Some Matters of the Struggle Against the. Falsifications";