Jump to content

Euglen Mustafallari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Euglen Mustafallari

Euglen Mustafallari ka lindur në 13.02.1979 në Skrapar. Ai ka kryer studimet e larta universitare në Fakultetin e Histori - Filologjisë në Universitetin e Tiranës.

Në eksperiencën profesionale ai ka punuar në disa institucione të njohura si Ministria e Ekonomisë, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, Posta Shqiptare sh.a dhe së fundmi në një sipërmarrje private në fushën e pasurive imobiliare.

Kandidimin për Kryetar Bashkie ai e sheh si një mision përfaqësimi të çdo problematike sociale që kanë banorët e Skraparit dhe njëherësh si përmbushje funksionesh deri në zgjidhjen e tyre.

Eugleni është i martuar me Diolën dhe  kanë së bashku 3 fëmijë, 2 vajza dhe 1 djalë.