Gurmazi
Appearance
(Përcjellë nga Ezofagu)
Ezofagu (lat. Oesophagus shqip edhe gurmazi) është pjesë sistemit të tretjes së ushqimit dhe shërben për transportin e ushqimit nga gryka deri te lukthi.
Anatomia e ezofagut
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ezofagu i njeriut është rreth 25 - 30 cm i gjatë. Në pjesë e sipërme shtrihet pas trakesë dhe para kurrizit. Në gjatësinë e tij ezofagu ndahet në tri pjesë:
- Pjesa e qafës: pars cervicalis
- Pjesa e kraharorit: pars thoracica
- Pjesa e barkut: pars abdominalis
Në të gjenden tre ngushtica fiziologjike:
- Ngushtica e lartë thirret edhe goja e ezofagut
- Ngushtica e mesme ndodhet aty ku ezofagu e prek Aortën dhe thirret ngushtica e Aortës
- Ngushtica e poshtme është aty ku ezofagu kalon nëpër diafragmë në bark dhe thirret Hiatus oesophageus. Në të njëjtën kohë ngushtica e poshtme ndërton një mekanizëm për mbylljen e tij, i cili thirret edhe Kardia.
Si edhe pjesët e tjera të sistemit të tretjes po ashtu edhe muret e ezofagut janë të përbërë prej katër shtresave të cilat ndahen po ashtu në nënshtresa:
- Mucosa
- Lamina epithelialis mucosae
- Lamina propria mucosae
- Lamina muskularis mucosae
- Submucosa
- Muscularis
- Serosa
Sëmundjet e ezofagut
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Refluksi gastroezofageal dobësim i sfinkterit gastroezofagal (hernie hiatale, sklerodermë), ose prodhim i skajshëm i acidit.
- Shenjat/simptomat shkaktohen nga kontakti i acidit të stomakut me mukozën e ezofagut: djegie e gjoksit (heartburn) që qetësohet nga gëlltitja e ushqimeve. Simptomat mund të ngatërrohen edhe me infarktin e miokardit.
- Prania kronike e acidit në ezofag shkakton metaplazi kolumnare (ezofagu i Barrett-it); rreth 10% e metaplazive kolumnare kalojnë në kancer.
- Trajtimi:
- a. Barnat: bllokues të pompës protonike (omeprazole, esomeprazole, rabeprazole) ose bllokues të H2 (ranitidine, famotidine, etj.)
- b. Ngritja e kokës të shtratit e vështirëson ngjitjen e acidit në ezofag gjatë gjumit.
- c. Herniet hiatale mund të riparohen kirurgjikisht.