Jump to content

Fërkimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fërkimi është forca rezistente ndaj lëvizjes relative të sipërfaqeve të ngurta, shtresave të rrjedhësve dhe materialeve të cilat rrëshqasin ndaj njëra-tjetrës. Gjatë rrëshqitjes apo rrokullisjes së një trupi të ngurtë nëpër një trup tjetër të ngurtë gjithmonë paraqitet një forcë e rezistencës, e cila tenton të pengoj lëvizjen e trupit. Kjo forcë në rastin e rrëshqitjes, quhet forca e fërkimit rrëshqitës, e në rastin e rrokullisjes së trupit mbi trupin tjetër, quhet forcë e fërkimit rrokullisës.

Fërkimi i jashtëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Forca e fërkimit rrëshqitës ndërmjet dy trupave të caktuar nuk ka vlerë të caktuar por ajo, varësisht nga madhësia e forcës që tenton ta vënë trupin në lëvizje rrëshqitëse, mund të marrë vlera nga zero deri në një vlerë të caktuar F(fs), me ç'rast trupi fillon të lëvizë.

Të gjitha vlerat e forcës 0<F (f) <F (fs) me një fjalë quhen Forca e Fërkimit Statik. Pra, për të gjitha ato vlera të forcës së fërkimi trupi ndodhet në qetësi. Po të tejkalohet kjo vlerë F (fs) , trupi fillon të lëvizë dhe lëvizja mund të mbahet me një forcë F (fd) me një intensitet më të vogël se F (fs) . Forca F (fd) quhet forca e fërkimit dinamik [F (fs) >F (f) ]. Fërkimi rrëshqitës dhe i rrokullisjes ndodhin, siç thamë, vetëm ndërmjet trupave të ngurtë, prandaj këto dy lloj fërkimesh, së bashku, quhen Fërkime të Jashtme

Fërkimi i brëndshëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fërkimi i cili paraqitet me rastin e lëvizjes së një trupi të ngurtë në ndonjë lëng, apo të ndonjë pike të lënget në ndonjë gaz, quhet forcë e rezistencës. Fërkimi i cili paraqitet në mes të shtresave të vetë fluidëve reale quhet Fërkimi i Brendshëm ose Viskoziteti.Fërkimi i brëndshlm ndryshon nga ai i jashtëm.

Fërkimi në natyrë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fërkimi në natyrë, për njeriun mund të jetë i dobishëm dhe i dëmshëm. Fërkimi i dobishëm është fërkimi ndërmjet këpucëve dhe tokës, rrotave të automobilit dhe tokës, rrobave dhe lëkurës, çorapëve dhe këmbëve, si dhe çorapëve dhe këpucëve etj. Që të zmadhohet fërkimi merren shtresa të posaçme lëndësh në sipërfaqen takuese. Fërkimi i dëmshëm është ndërmjet cilindrit dhe pistonit te motorët me djegie të brendshme, boshteve rrotulluese te makinave dhe sipërfaqeve mbështetëse të tyre, etj. Që të zvogëlohet fërkimi ndërmerren masa të shumta që shpesh janë të shtrenjta. Ku është e mundur në vend të fërkimit rrëshqitës bëhen zgjidhje që të kalohet në fërkim te rrokullisjes, i cili është shumë më i vogël. Në ketë rast në mes te shtresave takuese vendosen lloje të ndryshme te vajeve industriale etj. Nganjëherë në të njëjtën makinë herë nevojitet fërkim më i madh e herë më i vogël. P.sh. gjatë lëvizjes së automjetit nevojitet fërkim sa më i vogël në boshtet e rrotave, e fërkimi sa më i madh ndërmjet rrotës dhe tokës, në mënyrë që lëvizja të jetë sa më efikase.