Jump to content

FRPD

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
FRPD
SeliaTirana, Shqipëri

Forumi Rinor i Partisë Demokratike është një organizatë politike, shoqërore e të rinjve shqiptarë, me prirje politike të qendrës e qendrës së djathtë, që në partneritet me Partinë Demokratike, mundëson pjesëmarrjen aktive në tërë jetën politike, shoqërore dhe ekonomike të vendit.

I krijuar në vjeshtën e vitit 1991 nga studentë themelues të Partisë Demokratike e pjesëmarrës aktivë në lëvizjen studentore të dhjetorit ‘90, FRPD është e para organizatë politike rinore e krijuar në skenën e pluralizmit shqiptar, që përfshin në anëtarësinë e tij të rinjtë demokratë nga mosha 16 deri në 35 vjeç.

FRPD udhëhiqet nga parimet e demokracisë, lirisë së fjalës, së mendimit dhe dinjitetit njerëzor.

Për Partinë Demokratike, FRPD përfaqëson një nga strukturat më të rëndësishme të saj, jo vetëm si një qendër e bashkimit dhe organizimit të të rinjve që ndajnë të njëjtat ideale dhe aspirata të qendrës së djathtë, por edhe si një shkollë e përgatitjes së politikanëve të rinj.

Drejtues i FRPD-së është Belind Këlliçi.