Jump to content

Belind Këlliçi

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Belind Këlliçi
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
Titullar
Në detyrë
10 Shtator 2021
Sekretari për Emigracionin dhe Diasporën në Partinë Demokratike
Në detyrë
30 Gusht 2021 – 11 Dhjetor 2021
Kryetar (në detyrë) i Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Shqipërisë
Titullar
Në detyrë
7 Dhjetor 2015
Të dhëna vetjake
U lind më25 Janar 1987
Tiranë
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikePartia Demokratike e Shqipërisë
ArsimimiCoppin State University
PunësimiPolitikan
Nënshkrimi

Belind Këlliçi është një politikan shqiptar. Ai u zgjodh deputet i Partisë Demokratike për Qarkun Tiranë pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021[1] dhe ka mbajtur detyrën e kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike që prej Dhjetorit të 2015.[2] Në vitin 2022, Belind Këlliçi ishte anëtari më i votuar i kryesisë së Partisë Demokratike.[3] Ai ka studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vitin 2009 është kthyer në Shqipëri.[4]

Në 27 Tetor 2022, Belind Këlliçi shpalli zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Bashkisë Tiranë brenda primareve të Partisë Demokratike.[5]

Belindi është shkolluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në universitetin Coppin State University, ku është diplomuar për shkenca menaxhimi, me vlerësimin “Summa Cum Laude” dhe në përfundim të studimeve është shpallur “Studenti me mesataren më të lartë në diplomim”. Për shkak të rezultateve të larta akademike në SHBA, Belindi prej vitit 2008 është anëtar i “Sigma Beta Delta”, International Honors Society in Business, Management and Administration.

Veprimtaria politike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Dhjetor 2015, Belindi është zgjedhur Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, në një proces “një anëtar, një votë”, proces unik për forumet rinore politike në Shqipëri, ku u zhvilluan 20 debate kombëtare mes kandidatëve dhe ku votuan më shumë se 10.000 anëtarë të FRPD. Fill pas zgjedhjes në krye të FRPD, Belindi nisi ristrukturimin e plotë të kësaj organizate, duke zhvilluar zgjedhje me parimin “një anëtar, një votë” në 60 degë në Shqipëri, zgjedhje për Këshillin Kombëtar si dhe Kryesinë qëndrore të FRPD.

Prej vitit 2016, anëtarët e FRPD janë trajnuar në qindra aktivitete e trajnime me tema: “Shteti i së drejtës”, Ideologjia e djathtë”, Guerrila marketing”, “Historia, themelimi dhe evolimi i PD dhe FRPD që prej themelimit”, “Komunikimi publik”, etj.

Prej 2015, Belind Këlliçi, si kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, është njëkohësisht edhe anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike.

Në Shkurt të vitit 2021, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i dha detyrën e drejtuesit politik të fushatës në Qarkun e Tiranës dhe një muaj më pas, Belind Këlliçi u nominua nga Partia Demokratike si kandidat për deputet të qarkut Tiranë.[6]

Në zgjedhjet e 25 Prillit, Belind Këlliçi u zgjodh deputet i Partisë Demokratike për Qarkun Tiranë, ku grumbulloi 11,851 vota preferenciale.[1]

Pas ndryshimeve të Partisë Demokratike në vitin 2021, në 30 Gusht 2021, Belind Këlliçi u zgjodh Sekretari i Departamentit të Emigracionit dhe Diasporës, një departament i krijuar për herë të parë brenda kryesisë së PD.[7]

Komisioni i Rithemelimit të PD

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas vendimit të Lulzim Bashës për të larguar nga Grupi Parlamentar i PD Sali Berishën, FRPD dhe Belind Këlliçi iu bashkuan Foltores.[8] Në 11 dhjetor 2021, Belind Këlliçi u zgjodh nga delegatët si drejtuesi i Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, nga ku Lulzim Basha u shkarkua si kryetar i PD.[9] Gjatë Kuvendit Kombëtar u krijua Komisioni i Rithemelimit të PD, mandati i të cilit zgjati deri në 22 maj, ditën e zgjedhjes së Sali Berishës si kryetar i PD. Belindi ishte pjesë e Komisionit të Rithemelimit. Ai gjithashtu drejtoi punimet e Kuvendit Kombetar të 30 prillit 2022.[10]

Arritjet në Forumin Rinor të Partisë Demokratike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fill mbas marrjes së mandatit të kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belindi riorganizoi dhe reformoi çdo strukturë të kësaj organizate. Ai arriti t'a anëtarësonte Forumin Rinor të Partisë Demokratike në EDS (Studentët Demokratë të Europës)[11].

Belindi arriti të siguronte një mbështetje të vazhdueshme nga Fondacioni Konrad Adenauer Stiftung (KAS), fondacioni gjerman i partisë CDU. Nëpërmjet një bashkëpunimi të vazhdueshëm, Belindi dhe Fondacioni KAS arritën t'a kthejnë Akademinë Politike në një eveniment tradicional dhe vjetor të Forumit Rinor të Partisë Demokratike[12].

Gjatë periudhës së Partisë Demokratike në opozitë (2013-2019), Forumi Rinor i Partisë Demokratike me Belind Këlliçin në krye, kanë qëndruar në gatishmëri të çdo proteste dhe aksioni politik, duke e përfshirë rininë shqiptare në çështje vendimtare dhe shumë të rëndësishme për opozitën dhe vendin në përgjithësi.

Para drejtimit të FRPD

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karrierën politike e ka nisur shumë herët, si anëtar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, anëtar i thjeshtë i PD-së dhe më pas, duke u zgjedhur anëtar i kryesisë së grupseksionit, i kryesisë së Degës 10 në Tiranë, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.

Në tetor 2014, Kryetari Lulzim Basha e emëroi Koordinator Kombëtar, ndërsa në nëntor të 2014 Belindi zgjidhet nga Këshilli Kombëtar i PD si Drejtor i Departamentit të ish të Përndjekurve dhe Pronarëve, duke mbajtur rrjedhimisht dhe pozicionin e anëtarit të kryesisë në Partinë Demokratike[13].

Veprimtari të tjera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Shqipëri ka qenë kampion Kombëtar tenisi pë moshat deri 18 vjeç, duke përfaqësuar Shqipërinë në disa turne në Europë, ndërsa në SHBA ka përfaqësuar universitetin e tij në këtë sport[14], në Divizionin e parë per universitetet, MEAC (Mid Eastern Athletic Conference). Gjate shkollës së mesme, Belindi ka qenë edhe President i qeverisë studentore të Institutit Harry Fultz.

  1. ^ a b "Kush janë 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë (Lista paraprake)". Abc News. 2021-04-28. Marrë më 2021-05-13.
  2. ^ "Belind Këlliçi zgjidhet kreu i ri i FRPD, Basha e uron: Rinia pasuria më e çmuar e PD-së". Balkanweb.com - News24. 2015-12-06. Marrë më 2021-05-13.
  3. ^ "Kryesia e PD-së/ Këlliçi më i votuari, cilët janë emrat që mbetën jashtë". sot.com.al. Marrë më 2022-07-05.
  4. ^ "Belind Këlliçi në një rrëfim ndryshe, tregon anën e tij të panjohur". Abc News. 2021-03-27. Marrë më 2021-05-13.
  5. ^ "Belind Këlliçi zyrtarizon kandidaturën për Bashkinë Tiranë". Euronews Albania (në anglishte amerikane). 2022-10-27. Marrë më 2022-10-27.
  6. ^ "Belind Këlliçi prezantohet drejtues politik i PD në Njësinë e Kasharit, Yzberishtit, Yrshekut dhe Mëzezit". Marrë më 2021-05-13.
  7. ^ "Kryesia e re e PD paralajmëron një drejtim të qetë të Bashës, por…".{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  8. ^ "Lëvizja - Belind Këlliçi i bashkohet 'Foltores' së ish-kryeministrit Sali Berisha". Syri | Lajmi i fundit. 2021-11-05. Marrë më 2022-07-05.
  9. ^ "Ngrihet Komisioni Provizor/ Belind Këlliçi drejton Kuvendin e demokratëve të Berishës". Lapsi.al. 2021-12-11. Marrë më 2022-07-05.
  10. ^ "35 deputetë të PD munguan në Kuvendin e 30 Prillit, Këlliçi: Është për t'u habitur". Marrë më 2022-07-05.
  11. ^ "Forumi studentor i PPE - VIDEO/ Momenti kur FRPD u bë organizatë me të drejta të plota në EDS". Syri | Lajmi i fundit. 2020-02-16. Marrë më 2021-05-13.
  12. ^ Vata, Ilir (2018-12-23). "Akademia Politike 2018, deputeti i CDU në mbështetje të PD - ATSH -". Agjencia Telegrafike Shqiptare (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 13 maj 2021. Marrë më 2021-05-13.
  13. ^ "Këlliçi: PD dhe FRPD të jenë në sintoni të plotë bashkëpunimi". Marrë më 2021-05-13.
  14. ^ "Eagles Down Hawks for First Win". Coppin State University Athletics (në anglisht). Marrë më 2021-05-13.