Fabrika e çimentos në Shqipëri
Fabrika e Çimentos.
Institucioni i rëndësishëm e industrisë së rëndë. U ngrit në Elbasan dhe filloi punë ne vitin 1968. Kapaciteti prodhues ishte 140000 ton cimento në vit. Përbëhej nga dy furra rrotulluese horizontale për pjekjen e klinkerit, si dhe dy mullinj të vegjël çimentoje. Fabrika e çimentos prodhonte çimento të markave 300-400. Teknologjia e saj është me metodën e njomë. Në vitet 1975 bëhet rikonstruksioni i saj. U ngrit një furrë e re për prodhimin e klinkerit dhe dy mullinj të tjerë çimentoje. Kapaciteti prodhues u rrit dhe shkoi deri në 400000 ton në vit. Filluan të prodhohen marka të reja 500-600, si dhe çimento speciale antisulfit. Edhe kjo teknologji ishte me metodën e njomë. Lënda qymyri djegëse e përdorur ishte: mazuti-koks-gazi. Si lëndë e parë përdoret guri gëlqeror i prodhuar në karrierën e Letanit, argjila e karrierës së Bradasheshit si dhe gjipsi i karrierës së Belshit.
Shikoni dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë v. 1968-1990 fuqia punëtore arriti nga 300-900 veta, me një personel inxhiniero-teknik e administrativ prej rreth 100 punonjës. Mbas vitit 1990 në kushtet e ekonomisë së tregut të lirë, të konkurrencës nga jashtë me teknologji më të përparuar e çmim më të lirë, prodhimi i F.Çimentos filloi të bjerë deri në 150000 ton në vit. Kjo sasi mbulonte vetëm 25% të nevojave të tregut. Ne vitin 1997 F.Çimentos. u privatizua me ankand nga firma libaneze SEAMENT, e cila përfaqësonte 70% të paketës së aksioneve, ndërsa 30% mbetën kapitale shqiptare. Në fillim shekullit XXI prodhohet rreth 200000 t çimento në vit.
Rifillon puna në Fabrikën e Çimentos në Elbasan. Më në fund finalizohet me sukses firmosja përfundimtare e kontratës kolektive të punës si dhe rritja e rrogës në masën 35%. Sindikata e minatorëve të Shqipërisë me president Gëzim Kalanë e kanë arshivuar këtë arritje si një sukses të pa diskutueshëm të kësaj sindikate.
Ndërkohë sipas zv/drejtorit të fabrikës Josef Habi Kabil rritja e pagës ishte parashikuar nga pala Libaneze në një kohë të mëvonshme. Sipas zv/drejtorit Kabil kërkesa e punonjësve për rritjen e pagës në masën 250% ishte një absurditet financiar. Tani 243 punonjës të fabrikës kanë rifilluar normalisht punën duke përfituar rritjen e pagës në masën 35% dhe kontratën kolektive të punës.
Zv/drejtori Kabili paraqet të shkëlqyer të ardhmen e fabrikës. Ne tani ndodhemi në fazën e tenderit ndërkombëtar me një efekt financiar prej 50 milion dollarësh për ndërtimin e furrave të reja pas një teknologjie të avancuar bashkohore për prodhimine çimentos.
Këto furra në fazën e parë do të prodhojnë 500 mijë ton çimento dhe në fazën e dytë një million ton çimento në vit. Firma libaneze SIEMN është një firmë ndërkombëtare me më shumë se pesë mijë punonjës në 22 vënde të botës. Filiali i saj në Durrës tani importon çimento nga jashtë, pasi kërkesat në tregun shqiptar për çimento janë të mëdha.
Reiteve rimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]