Jump to content

Fabrika e Kombinatit Të Drurit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Fabrika e Kombinatit Të Drurit Në Elbasan.

Fabrika e fibrës, i ndërtua për prodhimin e pllakave prej fibre, me trashësi 3.2 mm, duke shfrytëzuar mbetjet e shumta drusore. Densiteti i fibrave ishte 1 ton për m3 dhe përmasa 1, 22 x 2,44 m. Përdorimi I saj zëvendesoi kompesaton për prodhimin e mobilieve. Fabrika kishte dy linja copëtimi, njëra copëtonte anie dhe listela, tjetra mbeturinat e fabrikës së kompensatës. Fabrika kishte repartet e copëtimit, defibrimit, kimikateve, makinave gjatësore për heqjen e ujit, presa hidraulike, temperimi e skuadrimi. Linja e presimit të pllakave ishte krejt e automatizuar. Prodhimi filloi në vitin 1975, me aftësi vjetore prej 5000 m³ në vit. Vazhdoi prodhimin deri në vitin 1991, kur u krijua shoqëria Ital-Druri. Pllakat e fabrikës prodhoheshin sipas kushtit teknik 1-76, grupi D për përdorim në vend. Për eksport kishte kërkesa të veçanta. Industria e drurit dhe letrës u vendos në disa qendra të vendit, ku prodhoheshin materiale të ndryshme si: dërrasa, parket, dyer, dritare, karrige, tavolina, mobilje të ndryshme, letra, letra ambalazhi.

Qyteti i Pejës, si një zonë e pasur me pyje, ka nxitur zhvillimin e kësaj industrie dhe kishte fabrikën më të famshme të fabrikave të drurit dhe fabrikave të mobiljeve. Në Deçan(fabrika e parketi); ‘Radusha’ (fabrika e dyerve dhe dritareve) në Istog; Fabrika e Mobiljeve dhe Tapicerive në Prishinë; ‘Javor’ - fabrika e përpunimit të drurit në Podujevë; Mulli prodhues i letrës dhe kartonit në Lipjan. Kjo industri ka punësuar më shumë se 8,000 punëtorë.

1. Fabrika e imprenjimit, e vetmja fabrikë e tillë në vendin tonë për imprenjimin e shtyllave të minierave, telefonike, elektrike, traversave hekurudhore dhe lëndës së sharruar e të staxhionuar prej drurësh fletorë dhe halorë. Fabrika kishte dy linja imprenjimi: imprenjim me klorur zinku të holluar me koncentrim 2-3 % dhe linjën kreozot. Linja e parë imprenjonte shtyllat e minierave, telefonike dhe elektrike, por duke qenë se jetëgjatësia e prodhimeve nuk ishte e madhe, u kalua plotësisht në imprenjim me kreozot dhe kreozot të përzier me katran. Këto lëndë fillimisht importoheshin, derisa u sigurua furnizimi i tyre nga Uzina e Koksit e Kombinatit Metalurgjik. Fabrika kishte cilindrin e imprenjimit me Ø 2 m dhe gjatësi 20.3 m, ku futeshin 7 vagona me lëndë drusore, cilindrin manovrues Ø 2 m dhe gjatësi 17.5 m. Manovrimi vagonave në cilindër bëhejme motovoz, fillimisht, dhe me arganellë. Veç cilindrave kishte dhe mjaft makineri e pajisje ndihmëse. Prodhimi në këtë fabrikë ka ardhur gjithmonë në rritje, nga 5340 m³ në vitin 1952, në 12500 m³ më 1969. Lënda e imprenjuar është prodhuar sipas STASH 716-58.

1. Fabrika e imprenjimit, e vetmja fabrikë e tillë në vendin tonë për imprenjimin e shtyllave të minierave, telefonike, elektrike, traversave hekurudhore dhe lëndës së sharruar e të staxhionuar prej drurësh fletorë dhe halorë. Fabrika kishte dy linja imprenjimi: imprenjim me klorur zinku të holluar me koncentrim 2-3 % dhe linjën kreozot. Linja e parë imprenjonte shtyllat e minierave, telefonike dhe elektrike, por duke qenë se jetëgjatësia e prodhimeve nuk ishte e madhe, u kalua plotësisht në imprenjim me kreozot dhe kreozot të përzier me katran. Këto lëndë fillimisht importoheshin, derisa u sigurua furnizimi i tyre nga Uzina e Koksit e Kombinatit Metalurgjik. Fabrika kishte cilindrin e imprenjimit me Ø 2 m dhe gjatësi 20.3 m, ku futeshin 7 vagona me lëndë drusore, cilindrin manovrues Ø 2 m dhe gjatësi 17.5 m. Manovrimi vagonave në cilindër bëhejme motovoz, fillimisht, dhe me arganellë. Veç cilindrave kishte dhe mjaft makineri e pajisje ndihmëse. Prodhimi në këtë fabrikë ka ardhur gjithmonë në rritje, nga 5340 m³ në vitin 1952, në 12500 m³ më 1969. Lënda e imprenjuar është prodhuar sipas STASH 716-58.

2. Fabrika e kompensatës, e vetmja fabrikë e vendit për prodhim kompensate. Fillimisht përbëhej nga sheshi i trupave, ndërtesa kryesore dhe magazina e prodhimit të gatshëm. Në ndërtesën kryesore ishin vendosur dy torno, makina tharëse, makina lyerëse të fletëve, me lëndë ngjitëse, presa hidraulike dhe makina prerëse të kompensatës. Në këtë ndërtesë ishte vendosur dhe strugani për prodhimin e rimesos. Gjatë viteve në vazhdim u bënë plotësime e ndryshime, mjaft mekanizime, si dhe rikonstruksion i ndërtesës. Në v. 1971 u instalua një presë për prodhimin e kompensatës me përmasa të vogla 300x300 mm dhe 700x700 mm. Prodhimi në v. 1952 i kompensatës ishte 1028 m³, ndërsa në vitin 1968 arriti në 10420 m³. Kompensatoja është prodhuar sipas STASH 717-82, si dhe për eksport sipas kushteve të veçanta.

3.Fabrika e likusit, u ndërtua për prodhimin e pllakave të likusit, për dyert e brendshme të apartamenteve, si dhe pllakave për ndërtime banesash një dhe dykatëshe për vend dhe eksport. Lënda e parë për mbushjen e brendshme të pllakave ishin koçanët e misrit të prerë, korniza prej druri pishe dhe i veshja me dy fletë kompensate. Fabrika përbëhej nga korpusi kryesor, magazina e koçanëve si dhe magazina e prodhimit të gatshëm. Sipërfaqja e përgjithshme e fabrikës ishte 4350 m³. Makineritë kryesore të fabrikës ishin përgatitëset e kornizës së pllakës, e prerjes se koçanëve, presa hidraulike, lyerëset e kompensates me lëndë ngjitëse. Prodhimi filloi në vitin 1958, duke dhënë 3700 m³, duke arritur në vitin 1968 në 5200 m²; pas këtij viti prodhimi u ndërpre. Prodhimi i pllakave të likusit bëhej sipas STASH 790-59.3.

4.Fabrika e lëndës së sharruar, u ndërtua për përqendrimin e prodhimit të lëndës së Sharruar nga sharrat, në sektorët pyjorë, ku humbja e lëndës drusore në mbetjet ishte shumë e madhe. Fabrika ishte me një kat dhe në të u vendosën 4 gatera. Gjatë viteve u shtuan basene, vinça. Ndërtesa pësoi rikonstruksion me lëndë antizjarri duke iu shtuar një kat. U plotësua me sisteme aspirimi, sharra shirit dhe cirkulare për prodhimin e pjesëve të arkave të ambalazhit dhe montimin e tyre. Korpusi i ri kishte dy estakada për furnizimin me trupa. Fabrika e parë filloi prodhimin në v. 1958, duke dhënë 5300 m³ lëndë të sharruar, në v. 1971 prodhimi arriti në 45400 m³. Fabrika e re filloi prodhimin në v. 1989, ndërsa fabrika e vjetër dhe sektori i arkave dolën jashtë funksionimit. Prodhimi i lëndës së sharruar fletor u bë sipas STASH 70-80, ndërsa lënda e drurit e sharruar halore, sipas STASH -743-82.

6. Fabrika e mobilerisë,

u ndërtua gjatë Rikonstruksionit që iu bë karrigeve të drurit për prodhimin e karrigeve të përkulura, mobilieve të buta, karrige të drejta, mobilieve të drejta, parketet dhe arkave të tipave të mëdhenj. Fabrika u ndërtua me dy kate dhe sipërfaqe 3500 m². Kishte tri linja prodhimi: e karrigeve të përkulura, e prodhimeve të drejta dhe linja e parketit, si dhe një repart i veçantë me sipërfaqe

1600 m², për montimin e karrigeve të drurit e të mëdha. Edhe kjo fabrikë nga prishja e marrëdhënieve me ish-Bashkimin Sovjetik nuk mbaroi, por u plotësua dhe u vu në shfrytëzim nga vetë punëtorët. Linja e parketit nga 140 m³ në v. 1958, në vitin 1971 arriti të prodhojë 2000 m³ parket. Prodhimi i mobilieve, në vlerë në vitin 1962 u plotësua në 25.000 lekë të vjetra, ndërsa në 1971 arriti vlerën prej 10.640.000 lekë të vjetra. Mobiliet u prodhuan sipas STASH 737-76, ndërsa karriget e përkulura dhe parketi për eksport, u prodhuan sipas kushteve të veçanta.

7. Fabrika e pllakave prej zdrukthi,

Prodhonte pllaka duke kthyer në ashkla mbeturinat prej druri, të përziera me lëndë Ngjitëse, si dhe duke i presuar në të nxehtë. Pilakat e zdrukthit të prodhuara në këtë mënyrë kishin trashësinë 4 mm. Për prodhimin e tyre u përshtat Fabrika e Likusit, duke i shfrytëzuar dy magazinat dhe korpusin kryesor. Iu shtuan dhoma e avullimit të mbeturinave, dy makina copëtuese, dy shosha dhe dy dhoma tharëse zdrukthi. U vendosën makina lyerëse, presë parapresimi, presa hidraulike e likusit dhe makina skuadruese. Kjo fabrikë u projektua dhe u prodhua nga vetë punonjësit. Prodhimi filloi në vitin 1962 duke dhënë 160 m³ pllaka, arriti në vitin 1971 në 800 m³. Këto pllaka u prodhuan sipas kushtit teknik të posaçëm.

8. Fabrika e Rimesos ishte e vetme në vendin tonë që prodhoi rimeso për vend dhe eksport. Fillimisht makina strugane që prodhonte rimeso ishte e vendosur në repartin e tornove të fabrikës së kompensatos, ku kishte dhe basene për ruajtjen e trupave të rimesos, si dhe disa makineri të tjera ndihmëse. Gjatë viteve të mëvonshme u shtua ndërtesa e sharrës horizontale, ku u vendos dhe një sharrë tjetër horizontale. U ndërtua reparti i ri me makina strugane, u shtuan sektorë të tjerë në makineri ndihmëse teknologjike. U bë rikonstruksioni i ndërtesës me kollona betonarme. Në v. 1952 prodhimi ishte 13.500 m², ndërsa në v. 1969 arriti drejtimin shkencor të prodhimit të F. Të gjithë 2.700.000 m² Rimesoja është prodhuar sipas kategorive STASH-918-58 për vend, ndërsa për eksport sipas kërkesave të veçanta.

Enciklopedia e Elbasanit