Fabrika e Materialeve Karbonike
FABRIKA E MATERIALEVE KARBONIKE në Elbasan.
U ndërtua si pjesë përbërëse e Kombinatit Metalurgjik është privatizuar në tetor 1995 dhe emërtohet SH.A. Prodhimet Karbonike. Sipas masës së elektrodave vetëpjekëse, projektit ishte destinuar për prodhimin e elektrodave të grafitit si dhe blloqet e karbonit.Prodhimin e parë e ka dhënë në nëntor të vitin1984, duke prodhuar masë elektrodash vetëpjekëse, që përdoren nga industria e ferrolidhjeve, konkretisht për industrinë e prodhimit të ferrokromit në Shqipëri. Gjatë viteve të prodhimit janë plotësuar nevojat e industrisë së ferrokromit të vendit, si dhe është eksportuar. F.M.K. ka linjën për prodhimin e masës së elektrodave tejpjekëse, si dhe atë të elektrodave të grafitit e blloqeve karbonike, të cilat nuk janë vënë në punë asnjëherë. Fabrika ka edhe sektorë ndihmës.Masa e elektrodave vetëpjekëse, në formë briketash ka karakteristikat e mëposhtme: karboni fiks – ef. Min 83 %; përmbajtja e hirit -max 6%; lëndët volatile -9-11%; rezistenca elektrike specifike max. 90 Ohm.
Shikoni dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Enciklopedia e Elbasanit