Jump to content

Fabrika e Vajit dhe Sapunit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë



FABRIKA E VAJIT DHE E SAPUNIT.

Pjesa përbërëse më e rëndësishme dhe më e vjetër e Ndëmarrjes Shtetërore Ushqimore 188 Elbasan. Është ndërtuar nga inxhinierë francezë në vitin 1929, duke qenë në atë kohë fabrika më e rëndësishme e industrisë ushqimore në Elbasan. Fillimisht fabrika u ndërtua me aftësi përpunimi prej 20 t ullinj në 24 orë. F.V.S. kishte sallën e përpunimit të të ullirit, dekantimit me aftësi depozitimi 20 t secila. Nga Tunizia u sollën 4 presa, dy kolonëshe, me presion 400 atm, një lem ulliri (bluarëse) me dy gurë e aftësi përgatitjeje brumi ulliri 20 t në 24 orë, si dhe një pompë hidraulibe me rripa transmisioni, që përballonte punën e 4 presave. Teknologjia e fabrikës ishte mjaft më e  përparuar se ajo e punishteve të vogla, që prodhonin vaj, të ngritura në afërsi të ullishtes, të familjeve Kopili, Çërraga, Samarxhiu, Tabaku etj.

Fabrika kishte repartin e rafinimit të vajit, të përbërë nga sektori i neutralizimit.

Dekolorizimit, pompën e vakumit si dhe Rezervuarët përkatës. Për të shfrytëzuar më mirë përmbajtjen e vajit të mbetur në bërsitë e ullirit, u soll fabrika e ekstraksionit. Për nxjerrjen e vajit nga bërsitë. Mbetja pjesërisht kalonte për ushqim duke u përzier me vajin e përftuar nga presa dhe një pjesë për përgatitje sapuni. Ky repart pas Luftës II Botërore, me zgjerimine prodhimit të fabrikës, përpunonte dhe bërsitë e lulediellit, farat e pambukut, lirit, sojës, kikirikut. Aftësia Prodhuesee kétij reparti ishte 40 t në 24 orë, dhe pas Luftës II Botërore, në kohën e Zgjerimit të aktivitetit të fabrikës, arriti në 24 t në 24 orë. Centrali elektrik furnizonte Me energji elektrike, veç fabrikës dhe një pjesë të qytetit. Më 1945, u krye riparimi i fabrikës dhe në vitin 1946 ndërtua fabrika e re e vajit, me pajisje të reja, të firmës italiane Rapaneli, me aftësipërpunimi 20 t ullinj në 24 orë, me teknologji të përparuar e cila funksionon edhe vitet e fundit të shek. XX.

Më 1963 u vu në funksionim dhe Fabrika e Vajit të Lulediellit për herë të parë në Shqipëri, me presa të fuqishme, të sjellë nga Kina. Veçohen specialistët Astrit Gega dhe Ismail Çërraga. Pranë F.V.S. në vitin 1960 u ngrit linja e prodhimit të esencës së sherebelit, teknologjia e së cilës, në vitin 1970 u rinovua. Pranë F.V.S. u ndërtua dhe Reparti i Sapunit. Para Luftës II Botërore, sapuni prodhohej kryesisht në linja të vogla, nëpër shtëpi. Të dëgjuara për gatimin e sapunit ishin familjet Vërçani, Pajova. Në vitin 1947, pranë Fabrikës së Vajit u ngrit reparti i prodhimit të sapunit, me aftësi 10-20 kv sapun në 24 orë.

Me rritjen e kërkesave për sapun (rrobash) u rrit prodhimi në 60-80 kv në 24 orë. Mjeshtri Ruzhdi Vërçani prodhonte sapun rrobash të cilësisë së lartë, duke e bërë këtë repart të marrë çmimin e parë për cilësinë.

Enciklopedia e Elbasanit

Lidhjet e jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]