Jump to content

Fabrika e pëlhurave Shkodër

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fabrika e pëlhurave Shkodër ishte një ndër fabrikat më të njohura dhe të rëndësishme të sektorit të industrisë tekstile në Shqipëri. E themeluar më 1947, ajo u ngrit si rezultat i shtetëzimit të dy punishteve të ngritura në vitet 30. Me kalimin e kohës, fabrika ka përjetuar një zhvillim të ndjeshëm, duke filluar nga prodhimi i produkteve të thjeshta tekstile dhe duke përfunduar me një gamë të gjerë të prodhimeve të ndryshme, të cilat plotësonin nevojat e vendit dhe eksportoheshin në tregjet ndërkombëtare.

Në vitet e hershme të ekzistencës së saj, fabrika përqendrohej kryesisht në prodhimin e bezeve dhe peshqirëve të thjeshtë. Kjo periudhë karakterizohet nga puna e përditshme e grave dhe vajzave, të cilat luajtën një rol kyç në funksionimin e saj.

Në vitin 1971, Fabrika e pëlhurave Shkodër shënoi një hap të rëndësishëm me ndërtimin e një fabrike të re të mëndafshit. Ky investim e lejoi fabrikën të zgjerojë gamën e saj të produkteve, duke filluar prodhimin e peshqirëve me thurje zhakard. Ky hap u shoqërua me një zhvillim të vazhdueshëm, siç ishte ndërtimi i repartit për punimin e leshit me vegjë në vitin 1973 dhe fillimi i prodhimit të akrilikëve në vitet më vonë.

Gjatë viteve të mëvonshme, fabrika vazhdoj të shtojë kapacitetet dhe prodhimin e saj. Në vitin 1977 u ngrit fabrika e trikotazheve të brendshme, duke shtuar edhe më shumë në portofolin e saj të prodhimeve. Fabrika e pëlhurave Shkodër prodhonte një gamë të gjerë të produkteve tekstile, duke përfshirë tekstilet e pambukuara të stampuara, tekstilet me fill mëndafshi natyror dhe artificial, peshqirë, trikotazhe dhe shumë të tjera.

Një prej pikave më të rëndësishme të suksesit të fabrikës ishte aftësia e saj për të shfrytëzuar burimet dhe talentet vendase për të rritur cilësinë dhe prodhimin e saj. Për më tepër një pjesë e rëndësishme e prodhimit të saj eksportohej në tregjet ndërkombëtare, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit.[1]


  1. ^ https://wiki.shqipopedia.org/fabrika-e-p%C3%ABlhurave-shkod%C3%ABr/