Fadil Rashiti
Mulla Fadil Rashiti ishte hoxhë, i cili ra dëshmor për lirinë e Kosovës, me pushkë n’dorë… Lindi me 25 janar 1975, në fshatin Petrovë në rrethinen e Shtimes.[1] Rrjedh prej një familje fshatare, por i edukuar në frymën fetare e atdhetare. Mësimet fillestare i kreu në vendlindje, me suskes të shkëlqyeshëm. Mësimet e mesme i vazhdoi në Prishtinë, ku qe regjistruar në Medresenën “Alauddin”. Fadil Rashiti, sikurse në shkollën fillore, ku ishte dalluar, edhe në Medresënë “Alauddin” të Prishtinës, të cilën e kreu në vitin 1994, ishte nxënës i shkëlqyeshëm, me sjellje shembullore… Në vitin 1994, posa e kreu Medresenë, Mulla Fadil Rashiti në moshën 19 vjeçare filloi zyrtarisht t'i praktikoj ato që në shkollë i kishte mësuar. E filloi detyrën e Imamit në Xhaminë e fshatit (Petrovë), ku ishte lindur, ku ishte rritur, ku edhe Fshati, hoxhën e ri, me gëzim e kishte pritur… Gjatë shërbimit të tij, në fshat e në xhami, Mulla Fadili, si një hoxhë i ri, i dashur, punëtor, përparimtar, guximtar, atdhetar, studiues, për fashatarët e tij u bë një shembull frymëzues. Gjatë shërbimit në fshatin e tij, kohë pas kohe, Mulla Fadili shkonte në Prishtinë, ku ishte regjistruar në Fakultetin e Studimeve Islame dhe i jepte provimet në afatin e duhur. Mulla Fadili kështu veproj deri në pranverën e vitit 1998, kur kishte absolvue, por në vend se të përgatitej për provimet e afatit të muajit qershor, ai veç ishte përgatitur për provimin e jetës, provimin shpirtërorë. Mulla Fadil Reshiti e la afatin e qershorit, e la familjen, e la xhaminë, e la katundin, u nda nga të gjitha, por u bashkue me disa shokë e së bashku hynë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Krojmirë të Drenicës. Pas një kohë qëndrimi në pikën e Krojmirit, bashkë me ushtarë të tjerë, Mulla Fadili kaloi në rrethin e Shtimes, për të formuar një pikë të re, pikërisht në fshatin Rancë, që përfshinte Zonën Operative të Nerodimles. Mulla Fadilit, djaloshit 23 vjeçar, sa i kishte hije uniforma e hoxhës, e fetarit, njashtu i kishte uniforma e ushtarit, e luftëtarit. Tani hoxha me uniformën e ushtarit, në kohën e lirë, kur ishte më qetësi, iu fliste eprorëve, ushtarëve, iu mbante hytbe, predikime, këshillime të ndryshme, nga aspekti moral-fetar-islamik, të bazuara në burimet kur’anore e profetike, se si duhet luftuar kundër forcave armike. Hoxha, Mulla Fadil Rashiti me ligjëratat e tij, me këshillat e tij, me predikimet e tij, që kishin frymë hyjnore, iu shtonte moralin luftarak ushtarëve dhe eprorëve… Përveç fjalëve, predikimeve, këshillave, që kishin shumë rëndësi, siç urdhëron feja, Mulla Fadili mori pjesë si luftëtar i guximshëm në disa beteja. Beteja që u zhvilluen në Grykën e Cërnalevës kundër makinerisë serbe, ushtarake-policore, vrastare, me forcat e Ushtrisë Çlirimtare… Hoxha, Mulla Fadili me shokë, ushtarë të UÇK-së, luftuan e qëndruan nëpër istikame, në muajin shtator, 1998, në kuadër të Brigadës 161 “Ahmet Kaçiku”, duke e mbrojtur pikën e fshatit Jezerc, në rrethin e Ferizajit. Ditën e hënë, me 14 dhjetor 1998, Mulla Fadil Rashiti me ushtarë të UÇK-së, duke u kthyar nga Shqiperia, ku kishin shkuar për të marrur armatim, ranë në një kurth të armikut, ku u vranë 36 ushtarë, ndër ta edhe hoxha, Mulla Fadili Rashiti…. Hoxhë, Fadil Rashiti nuk pati çka t’i dhurojë tjetër Kosovës, çështjës shqiptare, përpos jetën, në moshën 23 vjeçare.
- ^ http://i.imgur.com/1NUtw.jpg (1975-1998)