Jump to content

Fahrush Azemi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fahrush Azemi lindi më 1 Janar 1974 Fahrushi, u lind në një familje atdhetare në fshatin Sllatinë e Epërme të Vitisë. Si djalë i një të burgosuri politik, qysh në moshën fëminore interesohej për gjendjen e rëndë ekonomike që e kishte pllakosur Kosovën gjatë atyre viteve. I lindur në një familje përparimtare, ku ruhej tradita dhe ecej përpara me kohën, Fahrush Azemi nuk kishte si të mos edukohej në frymë liridashëse. Me gjithë propagandën e organizuar që bëhej gjatë atyre viteve të largëta, për gjoja të drejta, barazi kombëtare dhe zhvillim ekonomik, gjendja ekonomike në Kosovë, ishte tepër, e rëndë. Kosova kishte mbetur pjesa më e prapambetur e ish-Jugosllavisë. Populli shqiptar, veçmas rinia shqiptare, nuk shihte asnjë perspektivë. Në këto rrethana kishin filluar të formoheshin organizata ilegale të cilat synim kryesor kishin ndryshimin e gjendjes politike dhe ekonomike. Pjesë e këtyre organizimeve, ishte bërë edhe babai i Fahrushit, atdhetari Muhabi Azemi. Plasja e demonstratave të vitit 1981, nxori në shesh fytyrën e vërtetë të shtetit jugosllav. Kundër protestuesve përdori dhunë të egër policore dhe ushtarake. Vrau shumë të rinj e të reja, burgosi e përndjeku mijëra të tjerë, pa çka se ata demonstruan në mënyrë paqësore e demokratike.

Valës së të burgosjeve nuk i kishte shpëtuar as Muhabi Azemi, një administrator dhe përkthyes i shkëlqyer në Gjykatën Komunale të Vitisë. Këto rrethana të vështira, Fahrush Azemi, i përjetonte rëndë. Burgosja e babait, largimi nga puna dhe pastaj diferencimi politik, e kishte goditur rëndë këtë familje sa mezi e siguronte kafshatën e gojës. Në këto rrethana të vështira, u rrit, Fahrush Azemi. I përkushtuar pas dijes, bashkë me talentin për këngë, fillon të bëhet i njohur, jo vetëm në Anamoravë, por edhe më gjerë. Me kohë dhe me sukses e mbaron Fakultetin e Arkitekturës. Si arkitekt njihet për projektet e tij moderne. Stili bashkëkohorë, organizimi i mirë dhe funksional përbrenda, me pamje magjepse nga jashtë jashtë projekteve, kanë bërë që Fahrush Azemi si arkitekt të jetë mjaftë i kërkueshëm. Kjo, për shkak se Fahrushi përcjellë me vëmendje të madhe arkitekturën moderne, të cilën përpiqet ta mbjell në Kosovë si ndërtim dhe si frymë e orientimit evropian të popullit shqiptar. Krahas arkitekturës, Fahrush Azemi ka arritur suksese edhe në fushën e muzikës. Emri tij tashmë është i njohur, jo vetëm për zërin e tij karakteristik, por edhe për shkak teksteve me tema të zgjedhura për këndim. Nuk janë të pakta këngët kushtuar dëshmorëve dhe heronjve kombëtarë. Pastaj këngë popullore dhe këngë dasmash me përmbajtje dhe këndim të mirë e me një intonacion logjik të fjalës. Fahrush Azemi përfaqëson stilin e muzikës popullore tradicionale qytetare shqiptare. E veçanta e këngës së Fahrush Azemit është melodia, ritmi, forma dhe mesazhi që sjell për publikun shqiptar.

Милионер: Обогатите се биткоином без куповине биткоина

Bitcoin Up

Ovo je hemoroidima neprijatelj broj 1! Zapišite recept

Hemomax

Људи са боловима у колену и куку морају ово прочитати!

Artropan


Zëri i Fahrush Azemit përbënë një simfoni të vërtetë me tinguj e ngjyra tërheqëse. Një zë i kuptueshëm, i thellë për nga mënyra e interpretimit dhe frymëzues për të gjithë qytetarët. Qysh në vitin 2002, merr pjesë në Poli Fest, ku tërheqë vëmendjen e publikut me zërin, muzikën dhe emocionin që kishte sjell. Shumë domethënës janë edhe titujt simbolik të këngëve që i promovon pothuaj vit pas viti si: “Vajzat e Prishtinës”, “Qunat e Mahallës”, “Kush ma fali rininë”, “Ti dhe unë”, e shumë të tjera të përfshira në dy albumet e tij. Këta dhe pothuaj të gjithë titujt e këngëve që përbëjnë një opus të madh, janë tituj më tepër metaforik që lidhen me traditën shqiptare me elemente bashkëkohore. Këto ditë, Fahrush Azemi ka lansuar këngën më të re, kushtuar heroit të Kosovës, Abdullah Tahiri nga fshati Malishevë të Gjilanit. Teksti i kësaj kënge paraqet heroizmin e Avdullah Tahirit që nga lindja, deri në momentin e rënies së tij nga okupatori serb. Edhe me këtë këngë, Fahrush Azemi ka dëshmuar se është njëri nga këngëtarët më të mirë shqiptarë, i cili sjellë vlera të mirëfillta në panairin e madh të kulturës shqiptare. Zëri i tij tërheqës dhe kënga e pastër shqipe, dëshmojnë më së miri se Fahrush Azemi është vet këngë dhe muzë frymëzimi me të gjitha veçoritë që ka si artist i mirëfilltë shqiptar.

LAJME TË SPONSORIZUARA

Lajme të sponsorizuara

How Long Should I Keep My Car?

PROMOTED CONTENT

Милионер: Обогатите се биткоином без куповине биткоина

Bitcoin Up

Давно заборављена пилула чисти вене у трен ока

Cardiox

Једна чаша пре спавања и изгубићете 16 кг за 2 недеље

Фито Слим

Људи са боловима у колену и куку морају ово прочитати!

Artropan

Držite prste u ovome 5 minuta, obrišite - nema gljivica za 2 dana

Noktal

Ovo je hemoroidima neprijatelj broj 1! Zapišite recept

Hemomax

Ako otkrijete papilome na svom telu, hitno to uradite

Parazol

Pijte ga jednom dnevno i izgubićete 10 kg za 7 dana

Apolloss