Faik Konica, Përlindësi modern : fletore koniciane

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Faik Konica, Përlindësi modern : fletore koniciane libër me autor Fotaq Andrea. Shtëpia botuese: "Zenit Editions". Viti i botimit 2016. Faqet e librit 432. ISBN 978-9928-113-50-4

Këto Fletore Koniciane kanë për bosht qendror tipiken e Rilindësit Faik Konica: europianizimi dhe moderniteti i kombit shqiptar, si komb nga më të lashtët në kontinentin e vjetër, me identitet e vitalitet historik që meriton, pas shekujsh të tërë qëndrese e mbijetese, vendin e vet në familjen e bashkuar europiane.

Më forcë gjeniale, Konica kuptoi mbi të gjitha se "akti gjuhësor" ishte kushti për emancipim e progres shoqëror, i bindur se gjuha shqipe, e njësuar, letrare dhe standarte, do të ndryshonte edhe botën e vjetër shqiptare.